0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haziri: Iniciativa e Kosovës për të aplikuar në KiE, e ka ‘abortu’ mundësinë e arritjes së marrëveshjes për targat

Rekomandime

Lutfi Haziri nënkryetarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit përgjegjës për çështje të dialogut me Serbinë, ka folur për dështimin e arritjes së marrëveshjes Prishtinë-Beograd për targat, sipas tij këtë marrëveshje vet kryeministri e ka “abortu”

Haziri tha se një marrëveshje e tillë është arritë më herët, por implementimi i saj ka hasë në vështirësi, sipas tij në këto momente kryeministri i vendit do duhej të ishte në Bruksel.

- Advertisement -

“Tej zgjatja për një marrëveshje lidhur me targat e cila është arritur më herët, por për implementimin e saj ka hasur në vështirësi tash e disa kohë, në kohën kur pritej që kryeministri të merrte pjesë në takimin e rregullt jo formal të liderëve të Ballkanit Perëndimor këto ditë në Bruksel, ai po qëndron për një vizitë pa agjendë në SHBA”, tha ai.

Nënkryetari i LDK’së pohon se mungesa e një agjende dhe iniciativa e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Europës, ka bërë që kjo marrëveshje të mos arrihet.

“Pra, pa agjendë të zbardhur për publikun e Kosovës, dhe iniciativa e Kosovës për të aplikuar në Këshillit e Evropës, natyrshëm që e ka ‘abortu’ mundësinë e arritjes dhe implementimit të marrëveshjes për targat”, tha Haziri për Metron.

- Advertisement -

Haziri më tutje jep direktivat se duhet kordinuar me aleatët tanë kryesore, veçanërisht me ata aleatë që janë skeptik, që të arrihen rezultate.

“Besoj që koordinimi me shtetet e QUINT-it do të vazhdojë lidhur me mbështetjen e Kosovës në anëtarësim, që përfshinë Francën, rolin e SHBA-së në cilësinë e vëzhguesit në këtë institucion të rëndësishëm e në veçanti lokomotiva gjermano-franceze dhe roli i Britanisë së Madhe janë determinues në arritjen e kësaj”, u shpreh Haziri për Gazetën Metro.

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjilanit thotë se kryeministri aktual e ka polarizuar skenën politike për këtë temë.

“Në anën tjetër, mund të them se kryeministri i Kosovës e ka përçarë skenën politike lidhur me këtë çështje”, tha Haziri.

Zyrtari i LDK’së ka një kritikë për qeveritarët aktual, pasi që këta të fundit ishin mësuar të deklaroheshin në emër të tjetër kujt.

“U patën mësuar ministrat tanë të flasin në emër të Gjermanisë, Francës e institucioneve ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Haziri kritikoi edhe ministren aktuale të Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz në lidhje me skandalin e ambasadorit Martin Berishaj

“Me vet faktin që kjo ministre, në rastin e Martin Berishajt, tha se ‘është koordininuar me aleatët’, tregon qartë joseriozitetin e saj”, tha ai.

Në lidhje me qëndrimin e shtetit francez për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Haziri thotë se ministrja aktuale e Punëve të Jashtme nuk duhet të intereferoj në qëndrimet e ambasadave tjera, siç është rasti me atë franceze, sipas tij, qëndrimi i Francës do të harmonizohet me vendet tjera të QUINT-it.

“Të flasësh në emër të dikujt tjetër, nuk është punë e meçme në këto rrethana dhe asnjë rrethanë tjetër. Ajo që ne besojmë është reagimi i qeverisë franceze, e cila në këtë rrafsh besoj që do të koordinohet me shtetet e QUINT-it në raport me Kosovën dhe natyrisht, QUINT-it në raport edhe me Beogradin”, u shpreh Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit