5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Haziri për votat e ardhura nga Serbia: Mos na helmoni procesin zgjedhor

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas verifikimeve dhe kontrolleve që iu janë bërë nga KQZ votave të ardhura nga Serbia.

- Advertisement -

Haziri përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka shkruar se skenat në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ku shihen zyrtarët duke i verifikuara këto vota ngjajnë në skena horrori, transmeton Telegrafi.

“Këto skenat në Qendrën e Numërimit të votave janë kthyer në këndet ku votat e kontaminuara verifikohen nga zyrtarët e veshur me veshje kundër helmeve biokimike, e që ngjan në skena horrori”, ka shkruar ai.

Haziri ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ndalë këtë proces.

- Advertisement -

“Kërkoj nga KQZ që ta ndalë këtë copë votash të vonuara. Mos na e helmoni procesin zgjedhor”, ka shkruar ai.

Ndryshe sot gjatë ditë KQZ, ka bërë të ditur se pas verifikimeve dhe kontrolleve nga organet kompetente të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, është konstatuar se tashmë nuk ekziston rrezik i mëtejmë për procedimin e këtyre zarfeve të mbetur dhe nën masa të caktuara mbrojtëse, dhe se mund të procedohen më tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit