-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Heldt rreth liberalizimit të vizave për Kosovë: Ata që nuk e kanë kryer punën jemi ne, shtetet anëtare të BE’së

Rekomandime

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka thënë në se është avokues i vazhdueshëm i liberalizimit të vizave për Kosovën, ashtu si edhe shumë njerëz prej forcave politike në Gjermani dhe në Bruksel. Ai ngurroi megjithatë të flasë për data, por theksoi se kryesimi i Gjermanisë do të nisë në muajin korrik.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christina Heldt, shpjegoi në emisioni DESK në televzionin KTV gjendjen rreth liberlaizimit të vizave për Kosovarët dhe bëri të qartë me kujdes se prioriteti tani për tani është pandemia dhe liberalizimi mbetet për presidencën gjermanisë në BE.

- Advertisement -

“Jam shumë i kujdesshëm për këtë, sepse e di çfarë procesi kompleks është ky. Së paku, e vetmja gjë që mund ta them është se unë vazhdimisht avokoj në favor të kësaj, dhe prej forcave politike në Gjermani dhe në Bruksel ka shumë njerëz që hapur avokojnë për këtë. Politikanët që kanë qenë këtu në Kosovë dhe që e dinë situatën nga të gjitha partitë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ishte optimist që shtetet anëtare mund të pajtohen rreth çështjes së liberalizimit, ai ka thënë se “vërtet shpreson”, ndonëse nuk ka dashur të japë data.

“Tani, përballemi me ndikimin e koronës në trupat vendimmarrës. Do të lëvizim tani pas presidencës kroate të BE-së, ku ata po ashtu u desh ta shtyjnë Samitin e Ballkanit Perëndimor. Nga 1 korriku tutje ne do të hyjmë në presidencën gjermane. Unë vërtet shpresoj, por nuk do ta bëj gabimin e të flas për datat dhe perspektivën e saktë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Heldt njëherazi ka folur për mënyrën e funksionimit të Bashkimit Evropian. I ka përmendur tri shtyllat.

“Është Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe i ashtuquajturi Këshilli Evropian, që në esencë janë shtetet anëtare”, ka thënë ai, duke vazhduar se Komisioni Evropian e kishte kryer punën e vet më 2018-n, me rekomandimin.

- Advertisement -

Heldt, sikur të gjithë zyrtarët e BE’së e deri tani e lanë përgjegjësinë për çka shihet si mos mbajtje e premtimeve dhe zhgënjim për kosovarët tek Këshilli Europian, pra tek shtetet anëtare për mos realizimin e libeeralizimit deri tani, me gjithë përmbushjen eobligimeve dhe vlerësimin pozitiv për to nga KE dhe PE.

“Parlamenti Evropian e kreu punën e vet nga fundi i vitit 2018 me votat pozitive në sesionin plenar dhe në të gjitha komisionet relevante. Ata që nuk e kanë kryer punën e tyre jemi ne, shtetet anëtare”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit