16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“I moshuari në Gjilan kishte disa sekrete shtetërore”, Presidenca: Ekipi e ka takuar veçmas atë

Rekomandime

Presidenca e Kosovës është sqaruar lidhur me storien e realizuar dje nga KlanKosova, në të cilën flitej për një qytetar të moshuar i cili priti dy orë presidenten Vjosa Osmani, në mënyrë që të fliste me të.

Por në video presidentja Osmani shihet teksa e përshëndet të moshuarin, e më pas largohet.

- Advertisement -

Lidhur me këtë raportim, nga Presidenca e Kosovës kanë theksuar se “Presidentja është përshëndetur me të moshuarin, prandaj, tendenca për ta paraqitur këtë situatë si “anashkalim”, është devijim i qëllimshëm i një të vërtete.”

Tutje u tha se, ekipi i Presidentes e ka takuar veçmas të moshuarin, i cili ka pretenduar t’i ketë disa “sekrete shtetërore për Iuftën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë”, të cilat dëshironte t’ia prezantonte Presidentes.

“Presidenca vazhdon të jetë e hapur për bashkëpunim me mediat për raportim korrekt dhe të mbështetur në parime profesionale.”, thuhet tutje në reagim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit