4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Heronjtë e gjallë – Ushtarët e Kosovës që rrezikojnë jetën për të pastruar tokën

Rekomandime

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës së fundit, Kosova po vazhdon të përballet ende me mjete të pashpërthyera të cilat gjenden kudo në vend.

Derisa të gjithë iu shmangen hapësirave ku dyshohet se mund të ketë bomba të mbetura nga lufta, janë këta heronjtë e Ushtrisë së Kosovës, që rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

Kompania e Deminimit EOD që vepron në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), prej vitesh po merret me mjetet e pashpërthyera në Kosovë. Veç punës ndryshe prej të tjerëve, edhe dita nis ndryshe për këta ushtarë.

- Advertisement -

Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka qëndruar një ditë në kampin e ngritur në Harilaq të Fushë Kosovës për të sjellë nga afër aksionin për deminimin e minave.

Në njësinë prej 15 ushtarësh të Kompanisë së EOD-së, ndahen detyrat e një dite të ngarkuar ku parashihet dominim i llojeve të ndryshme të mjeteve të pashpërthyera në zonën ushtarake në Harilaq.

- Advertisement -

Është Nëntogeri Petrit Loxhaj, komandant togu që u interpreton ushtarëve detyrat se si duhet vepruar, deri tek evakuimi i të plagosurve në rast shpërthimi, në rrugë tokësore ose ajrore me anë të helikopterit.

“Përshëndetje ushtarë, sot jemi mbledhur sepse kemi operacionin e demolimit të mjeteve që janë gjetur gjatë operacioneve të kompanisë së deminimit, po ashtu edhe prej ekipeve të EOD-së që kanë gjetur mjete të ndryshme nëpër Kosovë varësisht prej thirrjeve të qytetarëve”, thotë në fjalimin e tij nëntogeri Loxhaj.

- Advertisement -

Ndërkaq gjithçka që ndodhë në këtë kamp bëhet nën vëzhgimin e Komandantit të Kompanisë EOD, Gëzim Sada.

“Kompania e Deminimit të FSK-së është nën komandën e mbrojtjes civile dhe për mision ka ta mbështes regjimentin e mbrojtjes civile, dhe gjitha institucioneve në nivel vendor me pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave”, thotë komandant Sada.

Gjithsej deri më tani nga kjo kompani në tërë Kosovën, pra nga viti 1999-2017, janë gjetur mbi 23 mijë e 600 mina anti-personale, mbi 6000 mijë mina anti-tank, bomba kasetore mbi 21 000 mijë dhe të tjera mjete. Marrë në tërësi janë mbi 88000 mjete eksplozive që janë gjetur dhe asgjësuar. Ndërkaq mbi 50 milionë metra katrorë janë pastruar nga minat.

Si pasojë e këtyre mjeteve eksplozive nga viti 1999-2017, janë 117 persona që kanë humbur jetën, ndërsa 461 të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Pas përfundimit të brifingut, ushtarët zënë vend në automjetet e tyre për t’u afruar zonës ku do të bëhet shpërthimi i minave.

Kur bëhet fjalë për punën kompania e deminimit EOD, funksionon në sinkronizim të plotë si një trup i vetëm.

Komandanti i Kompanisë Gëzim Sada thotë se që nga fillimi i punës nga Kompania e Deminimit nuk është shënuar asnjë rast lëndimi, kjo për shkak të zbatimit të rregullave strikte që aplikojnë.

“EOD, kanë një strukture prej 126 pjesëtarëve, Komandën me 5 pjesëtarë, njësinë e medikëve dhe paramedikëve me 13 pjesëtarë dhe njësinë mbështeste me 8 pjesëtarë”, thotë komandant Sada.

Operatorët janë ata që merren me përgatitjen e lëndës plasëse, e cila aktivizon bombat e grumbulluara në këtë vend. Në momentin që bëhet gati gjithçka, në vendin ku do të shpërthehen minat mbetet vetëm një operator, i cili me një kujdes maksimal bënë lidhjen e eksplozivit me bombat që do të demolohen.

Për shkak të rrezes vdekjeprurëse, një hapësirë prej 200 metra katrorë sigurohet që mos të ketë asnjë qenie të gjallë.

Një shpërthim drithërues i kontrolluar, sinjalizon përfundimin e një dite të suksesshme për këta ushtarë, të cilët shprehin një ndjejnë çlirimi pasi misioni i tyre u përmbush me sukses.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit