0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Heronjtë e Kosovës, këta janë Policët që vdiqën gjatë detyrës

Rekomandime

Rasti i vrasjes së policit Izet Demaj, dërgoi në 20 numrin e policëve të cilët kanë vdekur në uniformën e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Policia e Kosovës që nga themelimi i saj, ka dhënë 20 pjesëtarë të Policisë.

Disa prej tyre vdiqën në uniformën zyrtare të Policisë, disa vdiqën nga aksidentet, e disa nga vdekja e natyrshme, shkruan IndeksOnline.

Përkundër këtyre, disa pjesëtarë të policisë, mbetën të vrarë derisa po i kryenin detyrat e tyre.

- Advertisement -

Vrasja e parë e tillë, u shënua rreth 17 vite më parë.

Polici Lazim Rexhepi, nga fshati Novosellë e Komunës së Kamenicës ishte polici i parë i cili vdiq në detyrë si pjesëtar i Policisë së Kosovës, ai vdiq derisa së bashku me kolegët e tij, po kryenin një operacion kundër një grupi kriminal.

- Advertisement -

Vetëm pas një viti, fatin e njejtë e pati edhe ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Hajdar Ahmeti, nga Gjakova, i cili gjatë kohës sa ishte duke u kthyer nga puna, për një shtëpi, mbeti i vrarë me disa plumba.

Në shtator të vitit 2003, thuhet se Hajdari kishte hasur në një grup kriminal, të cilët i kishin zënë pritën, për të ia shkrepur më pas plumbat në uniformën e tij.

Vrasjes në uniformë nuk i iki as Policja femër, Sebahate Tolaj.

Në një atentat që ishte kryer më 24 nëntor të vitit 2003, ishin vrarë dy zyrtarët policor, Sabahate Tolaj e cila kishte vdekur një ditë pas atentatit, ndërsa Isuf Haklaj katër ditë me vonë.

Një nga dëshmitarët gjatë kohës kur u krye kjo vrasje, thoshte se vrasja e Tolajt dhe Hlkajt u bë me qëllimin pasi që Tolaj ishte mike e mirë e Tahir Zemajt dhe se pas vrasjes së këtij, ajo po hetonte rastin e ish-komandantit të FARK-ut.

Vrasjet nuk mbaruan me kaq, pas vitit 2003, gjegjësisht në vitin 2004, mbetën të vrarë edhe 3 pjesëtarë tjerë të Policisë, 2 nga Vushtrria, Arsim Rrustolli dhe Driton Mehana, si dhe një nga Suhareka, Ilir Llapatinca.

Viti 2006-2007, pasoi edhe me 3 vrasje të tre Policëve të tjerë.

Mitrovicasi, Abedin Mustafa, mbeti i vrarë në vitin 2006, ndërsa në janar të 2007-tës mbeti i vrarë Vushtrriasi, Avni Kasumi.

7 muaj më pas, në një lagje të Prishtinës, u qëllua ish-zyrtari i Policisë, Triumf Riza.

Viti 2011, u morri jetën edhe 3 zyrtarëve tjerë policorë. Slavisa Milovanoviq, Misin Krasniqi dhe Enver Zymberi, mbetën të vrarë në uniformë.

Ky i fundit, Enver Zymberi, mbeti i vrarë më 25 Korrik të vitit 2011, gjatë një aksioni i cili po kryhej në veri të vendit, shkruan IndeksOnline.

Në një lagje të Prishtinës, gjegjësisht në Matiqan, në vitin 2015, mbeti i vrarë zyrtari Policor, Shemsi Gashi, ai dyshohet se u vra para dyerve të shtëpisë së tij, në një mëngjes, kur ai po merrte rrugën për në punë.

Lidhur me këtë vrasje janë dënuar, 2 persona.

Një aksident fatal u’a morri jetën dy të rinjëve nga Kaqaniku, Malsor Dashi dhe Armend Trena, mbetën të vdekur pas një aksidenti me veturën zyrtare të Policisë, derisa dyshohet se të njëjtit ishin në ndjekje të disa personave.

Ata ranë në ujërat e Lumit Lepenc. 5 ditë pas aksidentit, u gjet trupi i pajetë i Policit, Malsor Dashit, ndërsa pas 10 ditës u gjet edhe trupi i Armend Trenajt.

Viti 2018 ishte fatal edhe për ish-zyrtarin policor, Izet Demajn.

Demaj u vra gjatë kohës derisa ishte duke ndërhyrë në një grabitje të një banke në Istog.

20 minuta pas vdekjes së Demajt, mbeti i vrarë nga Policia edhe dorasi i cili vrau Izet Demajn.

Në listën e publikuar në faqen zyrtare të Policisë figurojnë të dhënat e 20 Policëve që kanë rënë në krye të detyrës, së fundit edhe vrasja makabër e Izet Demajt.

Më poshtë gjeni listën e plotë të zyrtarëve policor që mbetën të vdekur gjatë detyrës së tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit