Queen’s University’ ka njoftuar sot se ka emëruar për rektore ish Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton.
Clinton e cila e ka pranuar dekoratën e nderit nga ‘Queen’s në tetor të 2018-ës do të jetë rektorja e 11 e këtij universiteti dhe e para grua që mbanë këtë pozitë, shkruan Qun.ac.uk.
“Është privilegj i madh për mua që të jem rektorja e 11 e ‘Queen’s University Belfast’. Është një vend për të cilin unë kam shumë dashuri dhe që kam krijuar një lidhje të fortë ndër vite”, ka thënë Clinton.
“Motoja e universitetit është “pro tanto quid retribuamus?”, që nënkupton: “Çfarë duhet të japim në këmbim për aq?”.
“Jam krenare që të jem ambasadore e një fryme të tillë, sikurse edhe për hulumtimet e ‘Queen’s, ndikimin dhe mbi të gjitha përsosmërinë”.