2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Historiani i njohur: Shqipëria s’është mëmëdheu i Kosovës, thjesht kanë kulturë të përbashkët

Rekomandime

Historiani i njohur, Oliver Jens Schmitt, që ka shkruar disa libra për Shqipërinë, thotë se Shqipëria nuk është mëmëdheu i Kosovës.

- Advertisement -

Sipas tij, dy vendet thjesht kanë një kulturë të përbashkët, ashtu siç e kanë shumë vende të tjera në Europë

“Shqipëria nuk është mëmëdheu i Kosovës. Kosova është shteti i dytë shqiptar. Dhe shqiptarët e Kosovës e dinë vetë se kush është Vuçiqi dhe Tirana, kryeministri i atjeshëm, nuk mund të negociojë në emër të tyre me Beogradin”.

“Kosova e Shqipëria janë dy shtete me një kulturë të përbashkët. Kjo nuk është përjashtim në Europë. Kultura demokratike në Kosovë është më e zhvilluar se në Shqipëri dhe më pak autoritare se në Tiranë”.

- Advertisement -

“Te kosovarët ekziston një kulturë e vetëorganizimit. Politika e Millosheviqit synonte një Kosovë pa shqiptarët. Gjysma e popullsisë u dëbua nga paramilitarët dhe policia serbe”.

“Vullneti i palës serbe për të shkatërruar shoqërinë shqiptare të Kosovës ishte i qartë. Albin Kurti ka të drejtë kur tha se Serbia ka nevojë për një Ëilly Brandt që bën një gjest kërkimfaljeje”.

- Advertisement -

“Serbia ishte vendi që nisi luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Serbia deshi Serbinë e Madhe. Kosovarët nuk e kanë nisur këtë luftë”, tha ai.

Në lidhje me librin e tij për origjinën e Skënderbeut, që ka hapur shumë debate, Schmittt ka thënë:

“Nuk jam përpjekur ta çmitizojë Skendërbeun, por ta përshkruajë ashtu siç ishte, pra Zot i Arbërisë dhe figurë madhështore. Kundër librit tim folën disa njerëz që nuk e kishin lexuar fare librin.

Ata kishin frikë se tani po vjen një i huaj që paguhet nga dikush, ndonjë shtet… Unë nuk bëj gjëra të tilla, nuk do të bëja kurrë. Skënderbeu e meriton pozitën që e ka në historinë shqiptare.

Çka kam synuar është vlerësimi i tij në bazë të burimeve bashkëkohore. Pra, ai është figurë madhështore.

Por unë e hedh poshtë përshkrimin që i bëhet Skënderbeut nga shkolla enveriste. Shqipërisë i duhet një shkollë kritike e historise”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit