1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hoti: Gabuam kur e futëm VV-në në Qeveri, pas 52 ditësh u dashtë me i nxjerrë

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, në mbrëmjen e sotme gjeti konak në Suharekë për t’i bërë premtimet e tij elektorale.

- Advertisement -

Nga atje, Hoti ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë vetëm dy alternativa: LDK-në dhe partitë tjera që, sipas tij, s’përfaqësojnë asgjë.

“Mendonin që LDK-ja mori fund dhe mund të bëjnë çka të duan me shtetin e Kosovës, por LDK është e fuqishme dhe e palëkundur që 30 vjet për të çuar Kosovën aty ku e ka vendin, pra në BE dhe SHBA.

Ky ka qenë dhe do të jetë misioni ynë. Shteti i Kosovës është i përhershëm dhe jo eksperimental. Kjo është filozofia jonë e trashëguar tash e 30 vjet”.

- Advertisement -

Hoti duke lëvduar punën e qeverisë së tij se ka menaxhuar disa procese që veç LDK ka mundur ta bëjë, ka thënë se i ka rënë pishman për koalicionin me Vetëvendosjen, për të cilën tha se më kurrë nuk do ta ketë në partneritet.

“Kemi gabuar në fillimin e vitit të kaluar dhe i kemi futur në qeveri dhe pas 52 ditëve u dashtë me i nxjerrë prej qeverisë sepse filluan të bëjnë dëme. Ju garantojmë që më kurrë s’do t’ia japim shansën me udhëheqë me institucione.

- Advertisement -

Asnjëherë”.Hoti shtoi se vetëm LDK-ja mund të sjellë normalitet dhe stabilitet në vend dhe askush tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit