8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hoti i kundërpërgjigjet Haradinajt dhe Limajt: Nuk lejoj asnjë ndërhyrje në autorizime e mija

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti, iu është kundërpërgjigjur me gjuhën e njëjtë kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinajt dhe kreut të Nismas, Fatmir Limaj për çështjen e dialogut me Serbinë.

Hoti ka shkruar se nuk lejon asnjë ndërhyrje në autorizimet e tija si kryeministër të cilat i garantohen me Kushtetutën e Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se qasja refuzuese nga Qeveritë e Kosovës në të kaluarën e kanë izoluar shtetin nga miqtë ndërkombëtare, kryeministri po ashtu thotë se shtëpia nuk mbahet pa miq.

Kujtojmë se dje Haradinaj dhe Limaj kishin kritikuar Hotin se ai nuk i ka pyetur për emërimin e Skender Hysenit si Koordinator për Dialog, madje ata kanë thënë se nëse kryeministri i vendit vazhdon kështu pa bashkëpunuar me ta si partnerë të koalicionit shumë shpejt do ta humb përkrahjen dhe besimin.

Postimi i plotë nga Hoti:

- Advertisement -

Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

- Advertisement -

Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit