20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Hoti i përgjigjet Lajçakut: S’do të preket karakteri unitar i Kosovës

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, ku tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese për të vënë në funksion Asociacionin e komunave serbe.

Hoti ka thënë se shteti i Kosovës i ka vendosur parimet e tij karshi dialogut, duke siguruar se s’do të preket integriteti territorial si edhe karakteri unitar i Kosovës.

- Advertisement -

Duke mos dashur të tregonte se a do të bëhen ndryshime kushtetuese apo jo, ashtu siç po kërkon ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak, shefi i Qeverisë tha se marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse obligative që i adreson të gjitha çështjet midis dy vendeve me pikën e parë drejtë njohjes reciproke.

I dini parimet që ne i kemi vendosur për procesin e dialogut që nuk bisedohet për çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe kjo është hequr nga tavolina e bisedimeve, parimi i dytë është se nuk preket karakteri unitar i Kosovës dhe marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse obligative që i adreson të gjitha çështjet midis dy vendeve me pikën e parë drejtë njohjes reciproke. Ne jemi në proces të dialogut dhe unë jam i kënaqur me progresin qe është bërë deri tani, parimet që jemi duke mbajtur të cilët po respektohen nga partnerët tanë ndërkombëtar edhe nga ndërmjetësi i dialogut”, tha ai.

Kreu i Ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka folur edhe pikën e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e cila ka të bëjë me fazën e fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit për çka tha se në Prishtinë ndodhet një ekip ekspertësh i Departamentit Amerikan.

- Advertisement -

“Një ekip e ekspertëve të Departamentit Amerikan është në Kosovë, në Prishtinë janë duke i studiuar të gjitha modalitetet e nevojshme për të kryer këtë studim të fizibilitetit”, tha ai.

Këto komente kryeministri, Hoti u bëri pas vizitës që zhvilloi në Komunën e Klinës.

- Advertisement -

Kujtojmë se tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka stopuar dialogun Kosovë-Serbi, pasi që Serbia po përpiqet ta bëjë përsëri temë diskutimi, kurse Kosova po e konsideron këtë çështje si një temë të mbyllur, e cila do të zbatohet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes reciproke midis dyja vendeve.

Pas vizitës treditore që përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak zhvilloi në Kosovë, më 15 tetor, nga Beogradi tha se në një proces serioz negociator është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit