3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hoti i reagon Osmanit : Si mund të cenohet Kosova në Shtëpi të Bardhë?

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që mbante këtë post kur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator të vitit 2020 nënshkroi moratorium, atëkohë president Donald Trump, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani e cila sot në Kuvendin e Kosovës gjatë një fjalimi tha se ky moratorium ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës.

“Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, e cila e mbron shtetësinë e Kosovës më shumë se disa politikanë dhe bartës institucionesh në Prishtinë?! Vetëm politikanë të llojit të caktuar, me orientime joperëndimore, mund të mendojnë dhe thonë gjëra të tilla”, shkroi Hoti.

- Advertisement -

Sipas Hotit, “e vërteta është se vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës rrezikohet kur cenohen raportet me mikun më të madh të shtetit të Kosovës, SHBA-në”.

“Një politikan i përgjegjshëm dhe properëndimor, që e sheh Kosovën shtet të pavaur dhe të integruar në BE dhe NATO e jo ndryshe, punon me maturi dhe i ruan miqësitë. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe na ruajtë nga politikanët e papërgjegjshëm”, shkroi Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit