1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoti me kërkesa të qarta para Vuçiqit: Njohje, kompenzom dhe anëtarësim në OKB

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka paraqitur kërkesat e tij në takimin virutal me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të organizuar nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, njofton Insajderi.

- Advertisement -

Hoti, njëjtë siç ka prezantuar parimet për dialog në Parlamentin e Kosovës, ashtu ka bërë edhe në këtë takim virtual, duke i kthyer ato parime në kërkesa të drejtpërdrejta.

Hoti ka kërkuar njohje reciproke, njohje nga pesë vendet e BE-së, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe kompensimet e luftës, kthimin e të pagjeturve dhe trajtim të viktimave të dhunës nga lufta e fundit në Kosovë.

“Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Paqes midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të rezultojë me njohje reciproke. Pa një përmbyllje të tillë të këtij procesi, marrëveshja nuk mund të arrihet. Njohja reciproke midis dy shteteve është e vetmja mënyrë e normalizimit të marrëdhënieve dhe për t’i hapur rrugë të dyja shteteve për integrimin në BE; 2. Rezultat i kësaj marrëveshjeje duhet të jetë edhe obligimi i BE-së që ta përthekojë njohjen e Kosovës prej pesë shteteve të mbetura; 3. Anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet po ashtu të jetë pjesë e rezultatit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse paqësore midis Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë natyrisht se nënkupton zëvendësimin e Rezolutës 1244; 4. Kërkesat për anëtarësim në organizatat tjera ndërkombëtare dhe një hapje e qartë e perspektivës evropiane për Kosovën është synim u yni gjatë këtij procesi; 5. Dhe së fundi, e jo më pak e rëndësishme, të zhdukurit dhe viktimat e të gjitha formave të dhunës, kompensimet e luftës, viktimat, janë çështje tejet e rëndësishme në këtë proces. Normalizimi s’mund të ndodhë, para se drejtësia të vihet në vend”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Hoti ka përmendur heqjen e tarifës nga Kosova për mallrat serbe.

Ka thënë se kjo tregon vullnetin e Kosovës për t’i dhënë shanse dialogut.

- Advertisement -

Kërkesat e Hotit i janë dukur maksimaliste Vuçiq-it.

Ai theksoi se ishte bisedim i vështirë sepse Serbia ka një pozicion të ndryshëm nga të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit