2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hoti-Muratit: “Qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, serbëve ua paguajtët 98 miIionë euro për energji

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka ironizuar me deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për deklaratën e “qepjen e thesit të shqyer” që aludonte në kursimet e kuletës së shtetit.

- Advertisement -

Hoti, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, pasi kujtoi se Qeveria ua pagoi 98 milionë euro energjinë elektrike serbëve në komunat veriore të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Krenohen se u teproi buxheti në fund të vitit 2022, sepse “e kanë qepur thesin e shqyer”. Por “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët. E për serbët në veri e hapën thesin — 98 mil euro paguan për ta për energjinë”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

“Mashtruesit kanë emër!”.

- Advertisement -

Murati dje deklaroi se “financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur” kur prezantonte deficitin përgjatë viteve në ‘Facebook’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit