2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hoti: Për disa javë vjen vaksina, jemi në fazën finale të pandemisë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova është në fazën finale të pandemisë COVID-19.

Para Komitetit për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, Hoti ka thënë se për disa javë presin ardhjen e vaksinave për të filluar me vaksinimin masiv.

- Advertisement -

Jemi në fazën finale të kësaj pandemie.

Për disa javë presim ardhjen e vaksiunave dhe të fillojmë me vaksinimin masiv, duke iu caktu saktë datën dhe orën kur do të vaksinohen.

Edhe për vaksinën jemi kritiku, por i kemi bërë gjitha përgatitjet për të sjellë vaksinën sipas standardevbe të BE’së.

- Advertisement -

Nuk kemi hy në lojëra për të sjellë vaksinën nga vendet e lindjes, dhe vaksina që s’janë certifikuar nga shtetet e BE’së”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka lavdëruar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe drejtorin e IKSHPK-së, duke thënë se kanë arritur t’i ngritin kapacitetet.

- Advertisement -

Hoti ka potencuar se edhe kategorizimi i komunave në kuadër të masave është marrë si model nga vendet e tjera.

Jemi në muajt e fundit të përmbylljes së kësaj pandemie dhe të vazhdojmë me këtë ritëm.

Në dy javët e fundit kemi pasur rritje në numrin e rasteve, por nuk shumë e lartë kjo rritje, duhet të jemi të mobilizuar me inspektoratin”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit