15.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Hoti pritet që sot t’ua prezantojë bashkëpartiakëve planprogramin qeverisës

Rekomandime

I nominuari nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti pritet që sot t’i takojë deputetët e partisë së tij.

Siç mëson KOHA, në takimin i cili do të fillojë në orën 13:00, Hoti do t’ua prezantojë bashkëpartiakëve të tij planprogramin qeverisës.

- Advertisement -

Ky takim është duke u mbajtur derisa kjo parti është në pritje të vendimit të Kushtetueses për dekretin e presidentin.

Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe tetë ditë deri në nxjerrjen e vendimit për mandatarin e qeverisë.

29 maji është afati i fundit kur Kushtetuesja duhet të vendosë nëse është në përputhje me aktin më të lartë juridik dekreti i presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit