1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti të enjten udhëton në Bruksel

Rekomandime

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i lehtësuar nga Bashkimi Evropian u raportua se pritet të rifillojë të enjten në Bruksel. Por, jo. Kryeministri Hoti do të udhëtojë për në Bruksel vetëm për vizitë.

- Advertisement -

Thuhet se 25 qershori është caktuar nga Lajçak, por nga zyra e kryeministrit thonë se Hoti shkon në Bruksel për vizitë bilaterale, jo për dialog.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të shkojë te enjten në Bruksel, por në vizitë bilaterale, jo për dialog, thonë burime të gazetës.

Edhe mediumi që ka raportuar në fillim se Hoti shkon në Bruksel për nisje të dialogut, më vonë e ka ndryshuar lajmin.

- Advertisement -

Kujtojmë se vizita e Hotit në Bruksel organizohet dy ditë para takimit në mes të Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin amerikan.

Ndërkohë përfaqësuesi i posaçëm BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka qëndruar në Prishtinë dhe sot po qëndron në Beograd.

- Advertisement -

Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t’i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Lajçak të hënën po qëndron në Beograd ku është planifikuar të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit