3.7 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Hoxhaj: Kemi qenë të sigurt se Grainca nuk do të marrë pjesë në votimin për Vjosa Osmanin

Rekomandime

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për ish-deputeten e kësaj partie, e cila tashmë ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, Adelina Grainca.

- Advertisement -

Hoxhaj tha se në ditë kur është votuar, kanë pasur informata se ajo do të marrë pjesë në votim dhe për këtë thotë se janë munduar ta menaxhojnë situatën.

Ai thotë se kanë qenë të sigurtë se Grainca nuk do të marrë pjesë në votim.

“Vota e Granicës nuk ka qenë votë parimore, ka qenë më shumë rezultat I pazarave e jo parimeve. Ajo duhet ta kthejë mandatin PDK-së. Deri në minutën e fundit na është thënë se ajo nuk do të votojë se është i pavërtet lajmi se ajo do të votojë. Në ditën kur është votuar kemi pas disa informata dhe jemi munduar ta menaxhojmë situatën dhe jemi munduar që të mos ndodh dhe jemi kon të sigurt që s’do të ndodh pastaj papritmas e kemi parë në sallë”, tha Hoxhaj në Rubikon.

- Advertisement -

Ai madje thotë se Grainca nuk është temë jetike për PDK-në.

“Nuk është tem aq jetike për PDK-së sa që sot I humbum 5-6 minuta. E kam pyetur cilin komision dëshiron të shkosh dhe i kam ofruar mbështetje”, shtoi Hoxhaj.

- Advertisement -

Kujtojmë se pas raundit të parë të votimit të presidentit, në sallën e Kuvendit ka hyrë deputetja e PDK-së, Adelina Grainca. Ajo është parë në hollin e sallës së bashku me kryeministrin Albin Kurti, dhe ka votuar në raundin e dytë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit