4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hoxhaj: Nëse BE braktis Ballkanin, rusët dhe Kina do të shtrijnë tentakulat e tyre

Rekomandime

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se Kosova është shembulli më i mirë për të kuptuar ideologjinë fashiste të Putinit dhe Rusisë.

- Advertisement -

Ai, gjatë një interviste në televisionin shqiptar, tha se e ka vënë re këtë sjellje që në momentet e para kur ishte pjesë e palës Kosovare në Vjenë kur flitej për pavarësi.

Hoxhaj, në Abc News, tha se aty kuptoi për herë të parë se qëndrimi i Rusisë ndaj Ballkanit nuk ka vetëm problemet që ata kanë me perëndimin, por është dhe çështje gjeopolitike.

“Interesimi im për Rusinë ka qenë që kur kamë qenë [pjesë e negociatave si përfaqësues i Kosovës në Vjenë. Kam parë që ajo që është qëndrimi i Rusisë nuk është një mosmarrëveshje me perëndimin, por një qasje më e zgjeruar. Prej asaj kohe kam bërë disa shkrime në mediat perëndimore. Në librin e fundit merrem më shumë me politikën ruse me Ballkanin. Në kapitullin e parë merrem me Putinin dhe ideologjinë. Nuk ka shembull më të mirë se Kosova për të kuptuar se ideologjia e Putinit është fashiste. Ajo që po ndodh në Ukrainë është më shumë cariste se sovjetike. Ata e shohin veten si një fuqi e madhe, që e shohin Ballkanin si pjesë të tyren.”, tha Hoxhaj.

- Advertisement -

Më tej ish-ministri i Jashtëm i Kosovës theksoi se Rusia ndikim të madh ka në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor nëse rrezikohet nga ndikimi rus, ai tha se kjo do të ndodhte vetëm në rast se BE do të hiqte dorë nga Ballkani, ndërsa shtoi se në këtë rast përveç Rusisë një rrezik do të ishte edhe Kina.

- Advertisement -

“Nëse një vend ka interesa gjeopolitike, duhet të kesh mbështetës, duhet të kesh njerëz. Rusia në këto 30 vitet e fundit ka ndërtuar një partenritet me Serbinë, dhe Serbia dhe serbët në Ballkan janë bastioni i parë i ndikimit rus, por këtu luajnë rol dhe lidhjet fetare. Përveç ndikimit të tyre që kanë në Serbi, kanë ndikim dhe në Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi. Ndikim i tyre fillojnë prej partive politike. Partitë Politike shqiptare janë partnere me partitë europiane. Partitë politike malazeze, serbe dhe maqedonase kanë bashkëpunim me partinë e Putinit. Ajo që quhet si lufta hibride, ku përdor, ekonominë, mediat lidhjet fetare çdo që është në zbatim këto 15 vitet e fundit në Ballkan.”, tha Hoxhaj.

“Nuk dua që këtu të flas me klishe, por në Tiranë dhe në Prishtinë nuk ka asnjë parametër asnjë bazë që dikush të jetë në shërbim të politikës ruse dhe nuk kanë interes. Ballkani në optikën ruse është i ndarë, në shtet që janë perëndimore, në shtete që nuk janë sllave dhe në shtete ku ata kanë ndikim të madh. Në Serbi në politikë në vitet 90-të kanë qenë liberale, kurse sot në policia, ushtria dhe çdo gjë është në duart e atyre që janë pro rusë. Por përtej kësaj është përmbysur jeta politike dhe liberale në Serbi, prandaj janë gjëra që BE duhet t’i ketë në konsideratë. Politika e satus quo-s që ka ndjek BE janë politika degradimi, duke patur parasysh atë që deklaroi Macron që është zgjerimit. Unë jam kundër pasi Ballkanasit janë oborri i brendshëm. Nëse Ballkani nuk përfshihet këtë e bëjnë rusët, por këtë e bëjnë dhe kinezët.”, u shpreh Hoxhaj

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit