2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Hoxhallarët dalin kundër Ministrisë së Arsimit: Mbulesa dhe mësimi fetar nuk i cënon shkollat

Rekomandime

Temë tabu në Kosovë vazhdon të mbetet lejimi i bartjes së mbulesës në shkolla si dhe shtimi i lëndës fetare. Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, deklaroi sot se shkollat duhet të jenë laike dhe se edukata fetare si lëndë në vete i takon bashkësive fetare e jo shkollave.

Se e drejta për shkollimin e vajzave të cilat janë të mbuluara duhet të jetë prioritet, e thotë njohësi i çështjeve të Arsimit, Rinor Qehaja.

- Advertisement -

Sipas tij, çdo nxënës duhet të ketë të drejt të barabartë të shkollimit.

“Vlerësojmë që prioritet institucional duhet të jetë e drejta e vajzave të mbuluara për shkollim, rishikimi i udhëzimit administrativ që kufizon shkollimin është i detyrueshëm, çdo nxënës duhet të ketë të drejt të barabartë në shkollim”, tha ai.

Ndërsa lidhur me shtimin e edukimit fetar në shkolla ia tha se kjo kërkon më shumë debat dhe përfshirje.

- Advertisement -

“Futja e edukimit fetar në kurrikulum sado që mund të ketë përparësi kërkon debat të gjerë dhe përfshirje të komunitetit të shkollës”, është shprehur Qehaja për Insajderin.

Njëjtë si Pupovci nuk mendojnë hoxhallarët kosovarë. Hoxhë Labinot Maliqi i ka thënë Insajderit se mësimi fetar nuk i cënon shkollat por i ndihmon ato në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

- Advertisement -

“Edukimi fetar nuk përfshin vetëm atë islam, kjo është një nga mënyrat se si më së miri luftohet ekstremizmi i dhunshëm. Mësimi fetar nuk e cenon laikecitetin e shkollave e as të shtetit për shkak se në Kushtetutën e Kosovës në një formë kjo garantohet edhe e drejta e praktikimit privatësisht dhe publikisht prandaj vendet e fuqishme që nuk janë shtete islamike, janë shtete laike, edhe ne këtë e dëshirojmë të jemi laik sa Zvicra Suedia dhe vendet e tjera”, tha ai.

Sipas Maliqit, mësimi fetar është e drejtë njerëzore që e praktikojnë vendet demokratike.

“Mësimi fetar në shkolla është një e drejtë njerëzore që e praktikojnë shumica e vendeve të fuqishmë demokratike, duke përfshirë Zvicrën, Suedinë, Amerikën si dhe vende të tjera. Kosova duhet të këtë shembull këto vende”, deklaroi Maliqi.

Edhe hoxhë Bekim Jashari thotë se lënda fetare duhet të përfshihet në shkolla. Ai thekson se Kosova ka kuadro të mjaftueshme për lëndë fetare por që sipas tij, duhet më shumë kohë për t’u përgatitur në mënyrë që të praktikohet.

“Një gjë të tillë e shoh vështirë të realizueshme në 5 deri 10 vjeçarin e ardhshëm. Krahas lëndës edukata qytetare do të ishte e nevojshme të fuqizohet edhe mësimi shpirtëror fetar, qoftë edhe si lëndë zgjedhore”, ka përfunduar Jashari. /Insajderi.org

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit