11.2 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Supremja ua refuzoi rigjykimin, flasin pjesëtarët e Grupit të Kumanovës: Nuk duam mëshirë por drejtësi

Rekomandime

Për lëndën “Lagjja e Trimave” apo siç njihet edhe si Rasti i Kumanovës nuk do të ketë gjykim të ri, vendosi Gjykata Supreme.

Nga burgu kanë reaguar dy të dënuarit në këtë rast Fatmir Reçica dhe Naser Baraliu.

- Advertisement -

Reçica thotë se nuk kanë pritur ndonjë mrekulli nga ky shtet.

“ Ne nuk besojmë në këtë sistem të drejtësisë në këtë shtet. E vetmja shpresë për ne është Gjykata e Strasburgut. Shpresojmë në drejtësinë e gjykatës ndërkombëtare, pasi asnjë dëshmitarë që ne e kemi ftuar nuk është pranuar”, deklaroi Reçica nga burgu.

I dënuar me 40 vjet burg, Reçica thotë se faktori politik shqiptar në Maqedoni të Veriut do të ndjehet rehat me këtë vendim.

- Advertisement -

“Mirëpo ne e dimë se nuk jemi fajtor por çlirimtare. Ne në vitin 2015 kemi ardhur për të bërë bashkimin kombëtarë. Mua nuk më mundon burgu pasi e di idealin tim. Unë do t’i shkojë deri në fund të vërtetës sime”.

Reçica ka thënë se do të konsultohen me avokatët nëse do t’iu ofrohej transferimi në Kosovë.

- Advertisement -

“Nuk e di a e dëmtojmë shtetin tonë apo popullin tonë me një vendim të tillë. Ndoshta do të lehtësoheshim me transferimin në Kosovë, por do të ishin me rëndësi detajet”, deklaroi tutje Reçica.

I burgosuri me dënim të përjetshëm, Naser Baraliu, thotë se për shqiptarët nuk ka drejtësi në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarit këtu nuk i shkon fjala. Presim që të vendos Strasburgu që procesi të fillojë nga e para. Ne duam drejtësi dhe të sqarohet rasti. Ne e duam fajtorin, nuk duam mëshirë e as falje. Duam drejtësi. Kush është fajtori këtu dhe jemi gjithçka në rregull”, deklaroi Naser Baraliu.

Reçica, Baraliu dhe disa të burgosur tjerë janë të vendosur në burgun e Idrizovës, derisa pjesa tjetër e të burgosurve janë në burgun e Shutkës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit