8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lajmi për martesën e vëllait të Mimoza Kusarit me një mashkull tjetër, Juristja: Nuk u treguam tolerantë

Rekomandime

Juristja e së drejtës së medies Flutura Kusari, ka folur për lajmin që ka vërshuar rrjetin ditën e djeshme, pra për martesën e vëllait të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lilës, me një mashkull tjetër.

Ajo ka thënë se ky lajm ishte shkelje flagrante e privatësisë së një personi dhe sipas saj komentet rreth këtij lajmi kanë bërë që të shpërfaqet diskriminimi që i bëhet komitetit LGBT.

- Advertisement -

“Është një prej rasteve ku kemi pasur shkelje flagrante të privatësisë,informacionet që kanë të bëjnë me emrin, mbiemrin, orientimin sek*sual, martesën e të tjera janë informacione private dhe si rregull nuk duhet të publikohen, është vetëm në raste përjashtimore kur mund të ndërhyhet në privatësi dhe të publikohen, në rastin konkret nuk ka pasur interes të publikut me u publiku ai informacion, i cili pastaj jo vetëm që shkakton dëm ndaj subjektit për të cilin është raportuar por ka dëm edhe ndaj tërë komunitetit për shkak se kemi parë që ai lajm ka tërhequr komente që dëshmojnë se sa diskriminohen anëtarët e grupit LGBTIQ+kemi parë se sa jo tolerantë jemi si shoqëri dhe për më tepër kjo shkakton njëfarë efekti shfrenues te të tjerët që ndoshta mendojnë të flasin publikisht për orientimet e tyre sek*suale e të tjera, pra dëmi nuk ka të bëjë vetëm me subjektin por është dëm shumë më i madh që i është bërë tërë komunitetit”, ka thënë Kusari për Info Magazine.

Juristja Kusari tha se liria e shprehjes dhe liria e medies janë të drejta të cilat garantohen dhe vijnë me përgjegjësi.

“Përgjegjësia e gazetarëve është që të plasojnë informacione të vërteta, informacione që nuk shkaktojnë dëm në shoqëri duke respektuar privatësinë, mbrojtjen e reputacionit e të tjera. kur gazetarët dhe mediet i shkelin këto obligime ata nuk mund të thirrën më në lirinë e shprehjes, por kemi keqpërdorim të lirisë së shprehjes”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -

Ajo ka ndarë me publikun edhe tre hapat kryesorë që mundësojnë t’i dalloni mediet e mira, siç thotë ajo. Pra sipas saj së pari duhet të shihet se a është i regjistruar ai medium në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), a figuron emri i gazetarit në shkrim dhe në fund të shihet se a është i regjistruar mediumi në Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës.

“Tre hapa fillestar qysh me i dallu mediet e mira, e para me shiku se a është i regjistrum në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, me një klik në ARBK, e sheh pronarin, te shkrimet duhet të shihet emri i gazetarit, në momentin që nuk ka emër të gazetarit duhet me e ditë që edhe gazetarit është t’u i ardhë marre me qitë emrin për shkrimin që e ka shkru, dhe duhet me ta dhanë njëfarë alarmi që diçka nuk është në rregull dhe e treta me pa se a është ky medium online i regjistrume në Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës. dhe në qoftë se i sheh këto, gjasat me pasë shkelje etike janë ma të vogla dhe nuk duhet me iu komentu mediave që nuk i përfillin standardet etike”, ka përfunduar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit