8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

I fitoi zgjedhjet por kryetar i Preshevës u bë dikush tjetër, reagon Shqiprim Arifi

Rekomandime

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi me anë të një statusi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që e votuan në zgjedhjet lokale në këtë komunë.

- Advertisement -

Arifi ishte fitues i zgjedhjeve por që kryetare u zgjodh Ardita Sinani pasi lidhi koalicion me parti të opozitës.

Te infektuar: 106.489 Sheruar: 97.877 Vdekur: 2.210

I fitoi zgjedhjet por kryetar i Preshevës u bë dikush tjetër, reagon Shqiprim Arifi

- Advertisement -

Lajme
Gazeta Express10/05/2021 20:12
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi me anë të një statusi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që e votuan në zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Arifi ishte fitues i zgjedhjeve por që kryetare u zgjodh Ardita Sinani pasi lidhi koalicion me parti të opozitës.

- Advertisement -

Lexo Edhe:
Vdekja e kosovarëve në Shqipëri, kultivuesit thonë se sezoni i kërpudhave ende s’ka filluar
Arifi i ka lënë fajin sistemit elektoral për këtë derisa ka thënë se shpejt do të kthehet.

“Ishin plotë tre vite qeverisje në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, ishte nder i veçantë për mua t`i shërbej qytetarëve të Komunës së Preshevës. Shumë punë kemi përfunduar, e shumë punë tjera kemi filluar në të mirën e vendit tonë. Gjithmonë e përherë ndihem krenar për Preshevën. Jam falënderues për ju, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës që edhe në zgjedhjet e fundit më keni dhënë besimin për të vazhduar punën e filluar, por ja që ky sistem elektoral i pazareve është ashtu siç është, ku udhëheqësinë me Komunën e marrin ata që kanë humbur bindshëm zgjedhjet. Një hap i madh regresi për Preshevën, një hap mbrapa për qytetarët tanë. Sidoqoftë Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET!”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka falënderuar të gjithë votuesit derisa në fund ka shtuar se Presheva është vendi i tij dhe ai do të qëndrojë aty.

”Dhe për fund një lajm të hidhur për gjithë cinikët, keqdashësit e vendit tonë, ozurpatoret, linçuesit publik, puthadorët, lajkatarët e servilët të kastave politike, unë Shqiprim Arifi jam këtu në vendin tim në Preshevë dhe këtu do të mbetem, sepse është fare e thjeshtë Unë e dua Preshevën!”, ka përfunduar Arifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit