11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

I garantoj grekët se kthimi ynë në truallin tonë është vetëm çështje kohe

Rekomandime

Kreu i PDIU reagon pas ankesës së ambasadores së Greqisë për vendosjen e gurëve të Filatit në Sheshin“Skënderbej”: Çamëria është truall shqiptarë i zaptuar dhunshëm nga shteti grek dhe se Çamëria ka zotët e vet e ata janë shqiptarë.

Vendosja e gurëve të Filatit në Sheshin “Skënderbej”, krahas me gurë nga të gjitha trojet shqiptare, ka shkaktuar reagimin e ambasadores së Greqisë në vendin tonë. Pala greke e ka kundërshtuar vendosjen e gurëve të Çamërisë në Sheshin “Skënderbej”, ndaj për këtë ka reaguar ashpër edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

- Advertisement -

Përmes një deklarate për mediat, Idrizi i kujton palës greke se gurët e Filatit janë në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar, krahas gurëve që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare. Idrizi thekson:

“Është habi e madhe se si ka gojë Greqia të ankohet, kur dihet që jo vetëm ka gllabëruar trojet etnike shqiptare dhe mohon të drejtat e pakicave etnike, por ka ushqyer vazhdimisht pretendime të tjera ndaj territorit shqiptar. Mjafton të shikohen emrat e qyteteve të Republikës së Shqipërisë të gdhendur në murin e Parlamentit në Sheshin “Sintagma” të Athinës për të kuptuar që oreksi shovenist i Megalo Idesë vazhdon të jetë gjallë në politikën greke“, shkruan Idrizi. Kreu i PDIU-së ka reaguar fort ndaj qëndrimeve të palës greke duke theksuar se Çamëria është truall shqiptar i zaptuar dhunshëm nga shteti grek dhe se Çamëria ka zotët e vet e ata janë shqiptarë.

“Unë e siguroj atë, që kthimi ynë në atë truall, është vetëm çështje kohe” thekson Idrizi.

- Advertisement -

Deklarata e plotë

- Advertisement -

Ankimi i bërë nga ambasadorja e Greqisë për vendosjen e gurëve të Filatit nga krahina shqiptare e Çamërisë në sheshin Skënderbej është jo vetëm një ndërhyrje e ulët në punët e brendshme të Shqipërisë, por edhe një fyerje ndaj historisë së kombit shqiptar. Në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar janë vendosur gurë nga të katërta anët e trungut etnik shqiptar dhe kuptohet që Çamëria është pjesë e pamohueshme e historisë së kombit tonë. Përpos kësaj, më habit se si ka gojë Greqia të ankohet, kur dihet që jo vetëm ka gllabëruar trojet etnike shqiptare dhe mohon të drejtat e pakicave etnike por ka ushqyer vazhdimisht pretendime të tjera ndaj territorit shqiptar. Mjafton të shikohen emrat e qyteteve të Republikës së Shqipërisë të gdhendur në murin e Parlamentit në sheshin Sintagma të Athinës për të kuptuar që oreksi shovenist i Megali Idesë vazhdon të jetë gjallë në politikën greke. Prandaj i bëj thirrje ambasadores greke, që të heqi dorë nga çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën apo për të shtrëmbëruar historinë e Çamërisë, dhe të pranojë njëherë e mirë që ai truall që është zaptuar dhunshëm nga shteti grek, ka të zotët e vetë, dhe ata janë shqiptarë. Unë e siguroj atë, që kthimi ynë në atë truall, është vetëm çështje kohë. #VeçNjëAtdhe

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit