3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

I gjithë kabineti i Hotit së bashku kanë rreth 140.000 vota, ndërsa Albin Kurti i vetëm 184.000 vota

Rekomandime

I tërë kabineti i sapo zgjedhur i kryeministrit të ri, Avdullah Hoti, nuk ka më shumë vota as sa ish kryeministri Kurti,

Në një hulumtim të gazetës “Bota sot”, i gjithë kabineti i qeverisë Hoti ka rreth 140.000 vota, përfshirë këtu të gjithë anëtarët e kabinetit nga të gjitha partitë e koalicionit të ri (LDK, AAK, NISMA, AKR, Lista Serbe dhe nga partia e komunitetit turk).

- Advertisement -

LDK do të ketë në kabinetin qeveritar këta emra:

Avdullah Hoti – kryeministër, Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër, Hykemte Bajrami – Ministre e Financave; Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes; Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme; Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit; Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë; Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë.

Të gjithë këta emra nga LDK në kabinetin qeveritar, kanë marrë në zgjedhje rreth 112.000 vota, shkruan “Bota sot”.

- Advertisement -

Nga radhët e AAK-së janë:

Besnik Tahiri- Zëvendëskryeministër i parë; Meliza Haradinaj- Ministre e Punëve të Jashtme; Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë; Blerim Kuçi- Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit; Ramë Lika- Ministër i Arsimit.

- Advertisement -

Të gjithë këta emra nga AAK-ja në kabinetin qeveritar, shkruan “Bota sot”, kanë marrë në zgjedhje rreth 10.000 vota.

Nga radhët e Nismës Socialdemokrate:

Albulena Balaj-Zëvendëskryeministre; Skënder Reçica-Ministër i Punës; Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Të gjithë këta emra nga NISMA në kabinetin qeveritar, kanë marrë në zgjedhje rreth 13,600 vota.

Nga minoritetet:

Goran Rakiq-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal; Dalibor Jevtic- Ministër i Kthimit dhe Komunitetit; Enis Kervan-Ministër i Zhvillimit Rajonal.

Të gjithë këta emra nga minoritetet në kabinetin qeveritar, kanë marrë në zgjedhje rreth 1600 vota.

Pra në total, i gjithë kabineti i Hotit kanë rreth 140 mijë vota të qytetarëve të Kosovës, ndërsa Albin Kurti i vetëm ka 184.000 vota. Ai së bashku me Vjosa Osmanin e cila ka marrë në zgjedhjet e fundit 176 mijë vota, përbëjnë vullnetin e të paktën 360 mijë qytetarëve të vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit