Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasuf Mjekiqit.
Veterani i UÇK’së Nasuf Mjekiqi ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së leukemisë akute.
Lajmin për vdekjen e tij e kishin konfirmuar familjarët e të ndjerit, duke shtuar se 42-vjeçari ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë.
Kujtojmë se Mjekqit i nevojiteshin 150 mijë euro për ta trajtuar sëmundjen e tij në Turqi.