8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bekë Berisha në rolin e “automekanikut”

Rekomandime

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, e ka sfiduar vetën edhe me një profesion të ri.

Berisha në një fotografi shihet teksa është duke e rregulluar një makinë të zjarrfikëseve në komunën të cilën ai pretendon ta fitojë në zgjedhjet e 17 tetorit.

- Advertisement -

Në postimin që e shoqëron foton, ai i quan zjarrfikësit heronj, të cilët edhe pse punojnë në kushte të mjerueshme nuk u mungon asnjëherë vullneti dhe angazhimi.

Postimi i plotë:

“Vizitë tek heronjët tanë, zjarrëfikësat e Istogut, të cilët shpëtojnë pasuri dhe jetë.

- Advertisement -

Vullneti dhe angazhimi i tyre, ani pse në kushte të mjerueshme, nuk mungon asnjëherë.

Persona, të cilët e veshin uniformën me nder dhe krenari dhe vihen në detyrë, duke e ditur që ndoshta nuk do të kthehen pranë më të dashurve të tyre. Dhe, prapë, duke i shpëtuar njerëzit nga fatkeqësitë e ndryshme.

- Advertisement -

U ndjeva i obliguar t’i vizitojë këta njerëz të sakrificës, duke u premtuar mbështetje morale dhe materiale për t’i siguruar të gjitha mjetet primare, të cilat iu mungojnë.

Duke filluar nga rritja e kapaciteteve të personelit, nga 12 persona aktualisht në 20, plus mjetet e nevojshme për qarkullim si 2 kamiona dhe 2 vetura malore.

I dëgjova me vëmendje ankesat e tyre, për pushtetin aktual, i cili, nuk i ka mbuluar as nevojat bazike për krijimin e kushteve të duhura të punës.

Premtimet e bëra sot, janë të domosdoshme, andaj me bashkëqeverisjen tonë, përkrahja për ta do te jetë e pakursyeshme. #Meqytetarët”, ka shkruar Bekë Berisha në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit