13.3 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Kryetari i Kamenicës ia jep Policisë makinën e tij zyrtare për shfrytëzim

Rekomandime

Kryetar i komunës së Dardanës (Kamenicës), Qëndron Kastrati, ia ka dhënë makinën e tij zyrtare Policisë së Kosovës për shfrytëzim.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka përdorur humorin për të thënë se kur ta shohin njerëzit makinën e tij, mos të mendojnë se ka ndërruar profesion.

- Advertisement -

“Nëse keni parë uniforma të Policisë së Kosovës në makinën e kryetarit të komunës, mos mendoni se kam ndërruar profesion. Është sepse ua kemi dhënë në shfrytëzim në këtë kohë të vështirë në përballje me pandeminë”, thotë ai.

Ai thotë se e ka mbështetur Policinë gjatë gjithë pandemisë dhe do të vazhdojë të bëjë këtë.

“Mbështetjen ndaj policisë e kemi bërë gjatë gjithë pandemisë, dhe tani që do të fillojë fushata zgjedhore unë nuk do ti përdor resurset shtetërore. E di se do ta ruajnë ashtu siç e ruajmë e trajtojmë ne”, përfundoi ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit