10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

I kërkoi favore studentes, policia jep detaje për arrestimin e pedagogut shqiptar

Rekomandime

Policia jep detaje për arrestimin e pedagogut të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi.

Pedagogu u arrestua mbrëmë menjëherë pas transmetimit të emisionit ‘Stop’ në Tv Klan, ku dëgjohej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje më këmbim të marrjes së provimeve.

- Advertisement -

Ndërkaq, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se 36-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

- Advertisement -

Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit