3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“I rrahën derisa i alivanosen” – Si u rrahën vëllezërit Geci me forcat serbe

Rekomandime

Ish-luftëtari i UÇK-së, dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ka treguar se si për emrin Skenderaj, janë rrahur dy vëllerëzit e tij, Haxhiu dhe Fadili me forcat policore serbe në Klinë të Epërme të Skenderajt.

 

- Advertisement -

Kjo rrahje ka ardhë pasi që, Policia serbe kanë ndalur ata dhe i kanë pyetur se prej nga janë.

Geci shkruan se Fadili i ka thënë se janë nga Skenderaj, kurse policia serbe e pyesin se ku është ky Skenderaj.
“Këtu nën këmbët e tua, është Skenderaj dhe Republika e Kosovës”, citon Geci fjalët e Fadilit.

E pas kësaj ka bërë që të fillon rrahja e vëllezërve Geci me Policinë serbe.

- Advertisement -

Geci thotë se aty rrahen derisa toka mbushet me gjakun e të dy palëve.

Kjo rrahje vazhdon për disa minuta derisa nga Skenderaj forca të mëdha policore shkojnë në vendin e ngjarjes dhe i arrestojnë vëllezërit Geci.

- Advertisement -

Pas kësaj, ata i dërgojnë në Stacion të Policisë në Skenderaj, ku me duar të lidhura për radiatorëve i rrahin pastaj derisa të alivanosen.

“Trupi dhe fytyra ju nxihet, iu ajet tejmase pas disa orëve rrahje brutale i dërgojnë në burgun e Mitrovicës dhe nga burgu i dërgojnë në spitalin e Mitrovicës edhe sot e kësaj dite kur tregon ngjarjen doktori i Spitalit të Mitrovicës, Bajram Koca se në çfarë gjendje i kishte pa nipat e vet i mbushen sytë me lot, dajës Bajram Koces i cili në atë kohë punonte mjek në atë spital. Pastaj, i dënojnë me 3 muaj burg Haxhinë, dhe 1 vjet e gjysmë Fadilin dhe i lirojnë në mbrojtje në liri. Nga kjo ditë emri i ka mbet me letra “Skenderaj” nuk mundi ta ndërroj askush dhe ky emër u la me gjak”, shkruan Geci në facebook.

Pas kësaj Geci shkruan se, në shënjë hakmarrje fillon aksioni i parë i UÇK-së me urdhër të Adem Jasharit kundër forcave serbe.

Ky aksion u krye nga Gani Geci, Xhevahir Geci dhe Agim Geci.

Shkrimi i plotë i Gani Geci:

Skenderaj, është i vetmi qytet që në dokumente figuron me emrin e vetë.

A e dini prej kur dhe si:

Skenderaj thuhet se është quajtur Skenderai prej vitit 1878 .

Emri ia kanë ndërru nga Skenderaj në Serrbicë në kohën e Serbisë së parë në vitin 1928 .

Emrin ia kthejnë prapë në Skenderaj, Mehmet Gradica Miftarë e Halil Bajraktari në vitin 1941 deri në vitin 1945 në vitin 1946 Fadil Hoxha prap ja ndërron emrin në Serrbicë deri 1990.

Pleqtë gjithmonë e quanin Skenderaj.

Ndërsa për emrin Skenderaj në vitin 1992 në gjak u lanë dy vëllezërit e mi Fadil Geci, Haxhi Geci dhe Ismet Qitaku kur forcat policore dhe ushtarake serbe kishin pushtuar të gjithë Kosovën, në Skenderaj ishim të vetmit ne vëllezërit Geci që bënim rezistencë pro-aktive edhe politike edhe ushtarake.

Duke shkuar në Mitrovicë, vëllezërit e mi Fadili dhe Haxhia ndalohen nga policia serbe në fshatin Klinë e Eperme .

E gjithë biseda zhvillohet në gjuhen serbe;

Policia i pyesin: Prej nga jeni? Fadili i përgjigjet:

Ne jemi nga Skenderaj.

Ku gjendet ky Skenderaj, e pyesin policia?

Këtu ku je ti përgjigjet Fadili, këtu nën këmbët tua është Skenderaj!

Këtu është Serrbic ia kthen polici, joo këtu është Skenderaj dhe këtu është Republika e Kosovës ia kthen Fadili dhe polici fillon dhe e godet Fadilin ….

Fadili ia kthen goditjen!

Fillon rrahja mes policëve dhe vëllezërve të mi, përgjaken dy palët edhe vëllezërit e mi edhe policia serbe.

Mbushet edhe toka me gjak të të dy palëve, mbi 10 minuta duke u rrah Fadili e Haxhiu me policë serbë.

Ndalen makinat dhe autobusat që qarkullonim, dalin fshatarët e laxhës Hamzaj, të Klinës së Epërme dhe ata ende duke u rrah me policë serbë deri sa nga Skenderaj mbrrijnë forca të mëdha me pizguvera e autoblinda .

Në asnjë menyrë 4 policë nuk munden t’i arrestojnë, vetëm me njësi speciale i arrestojnë e i lidhin dytë edhe i dergojnë në statcion të policisë, në Skenderaj.

Shkallët e stacionit policor dhe koridori i ktij stacioni mbushen nga dy anët me koridon të policisë i godasin ashtu me duar lidhur me kondaka, shkelma e grushta, pastaj i lidhin për radiatorëve në koridorin e policisë.

Aty, i rrahin me orë të tëra deri sa alivanosen. Trupi dhe fytyra ju nxihet, iu ajet tejmase pas disa orëve rrahje brutale i dërgojnë në burgun e Mitrovicës dhe nga burgu i dërgojnë në spitalin e Mitrovicës edhe sot e kësaj dite kur tregon ngjarjen doktori i Spitalit të Mitrovicës Bajram Koca se në çfarë gjendje i kishte pa nipat e vet i mbushen sytë me lot, dajës Bajram Koces i cili në atë kohë punonte mjek në atë spital.

Pastaj, i dënojnë me 3 muaj burg Haxhinë, dhe 1 vjet e gjysmë Fadilin dhe i lirojnë në mbrojtje në liri.

Nga kjo ditë emri i ka mbet me letra “Skenderaj” nuk mundi ta ndërroj askush dhe ky emër u la me gjak.

Dhe po e themë për herë të parë se aksioni i parë kundër forcave serbe me urdhër të Adem Jasharit u bë nga unë Gani Geci, Xhevahir Geci dhe Agim Geci, pikërisht për t’u hakmarrë për maltretimin ç’njerëzor që ia bënë policia vëllezërve të mi.

Të gjitha lokalet tona i kishim lëshuar pa asnjë cent, për aktivitete politike në komunën e Skenderajt ku ishin të organizur nga mbrojtje deri te ndihmat, LDK ishte forcë kryesore politike dhe ushtarake.

Ndërsa edhe zyrët e shoqatës “Nëna Terezë” me kryetarin e saj Dr Bajram Gashin ishin aty dhe zyret e partive politike ishte në zyrat tona aty mësonin edhe dy klasë të gjimnazit, dhe të gjitha dokomentet lëshoheshin me emrin Skenderaj.

Emrin Skenderaj ky vend e banë me gjak e me mund andaj duhet e gjithë Kosova ta dinë se Skenderaj është i vetmi emër që figuron në dokumentacionin e NATO-s, të UNMIK-ut dhe të Republikës së Kosovës.

Ndërsa se kush e ka lënë Drenicën në duart e Hashim Thaçit unë e kam shpjeguar qysh nga viti 1999 unë e kam shpjeguar në librin tim “Lufta pa Maska 1991 -1999” dhe ne çdo intervistë televizive prej vitit 2000 e këndej por shpresoj se edhe pse nashta pak vonë, por ma mirë vonë se kurrë, tani ketë do ta shpejgojnë edhe Jasharajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit