6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

E mrekullueshme, shqiptarja e Kosovës zgjedhet rreshter majore në Akademinë Ushtarake në SHBA

Rekomandime

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se kadetja Arelena Shala, është përzgjedhur rreshter majore në Akademinë Ushtarake më prestigjioze “West Point” në SHBA.

- Advertisement -

Shala është përzgjedhur në mesin e 4400 kadetëve elitarë.

Çitaku nuk e fshehu emocionin e saj, duke thënë se nga ky lajm iu mbushën sytë me lot.

Postimi i plotë i Çitakut:

- Advertisement -

Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin.

Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës.

- Advertisement -

Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake.

E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit