1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

I shkolluar në akademinë ushtarake në BRSS, Alfred Moisiu flet për luftën e Rusisë dhe Putinin

Rekomandime

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ndër të tjera foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë, të cilën e konsideroi “të çmendur dhe të padrejtë”.

Moisiu tregoi edhe sesi në vitin 2007 ka marrë një dekoratë nga Putini. Ai thotë se agresioni i tij në Ukrainë është një çmenduri.

- Advertisement -

“Lufta për mua është një çmenduri e Putinit. E dyta, ai dështoi”, tha ai.

Ai tregon se Putinin e ka takuar në kryeqytetin e Kroacisë, Zagrebin.

“E kam takuar në 2007 në Zagreb”, shtoi ai.

- Advertisement -

Ai tregon edhe kohën kur mori dekoratë nga Putini.

“Po. Janë këto të luftës si veteran. Në rastin e 60 vjetorit të përfundimit të luftës kam qenë në Moskë. Ishim 50 e ca presidentë. Ishte edhe Bushi aty”, tha ai.

- Advertisement -

“Mori ish mbreti i Rumanisë, mori Mesiç, mori ish presidenti i Polonisë. Një pjesë që ishin angazhuar në luftë. Janë dekorata përkujtimore”, shtoi ai.

Ai zbulon këshillën që do i jepte Putinit po të kishte mundësi ta takonte sot.

“Kjo është luftë e padrejtë, ukrainasit po luftojnë trimërisht. Atje ka rreth 40% të popullatës rusisht folës”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit