2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

I vetmi kryeministër demokrat në Ballkan është Albin Kurti

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Thuajse të gjitha mediat në të gjitha vendet ballkanike mendojnë njësoj. Pra, mendojnë qysh mendon qeveria, përkëtësisht pushteti i atij vendi. Ky nuk është ogur i mirë për ato. Kjo ndodhë pasi gazetarët kryesorë të atyre vendeve ose janë të burgosur ose janë të blerë nga pozita.

Kjo iu siguron atyre komoditet në pushtet, jetëgjatësi aty dhe mbytje të cdo zëri kritik. Natyrshëm, ashtu zhduket demokracia dhe shkohet nga totalitarizmi dhe diktatura. Hungaria do të duhej të ishte vendi më demokratik i rajonit tonë. Aty, Viktor Orban posa fitoi mandatin e katërt rresht. Do ti fitojë edhe sa mandate të ketë dëshirë. Vendi i parë i rajonit që u fut në Bashkim Evropian pashmangshëm po shkon drejt diktaturës.

Njëjtë po ndodhë edhe me Shqipërinë dhe Serbinë. Si Edi Rama, si Vuciq janë në mandatet e tyre të treta. Opozita e tyre në vend që të forcohej, po dobësohet. Ata shihen të pakonkurrencë pasi kanë blerë mediat ose i kanë goditur gazetarët kryesorë. Edhe në Maqedoni me media veprohet njësoj, ndërkohë edhe në Mal të Zi mediat i vardisen pushtetit.

- Advertisement -

I vetmi vend demokratik, ku nga mediat kryesore të vendit kritikohet secili veprim i qeverisë ëshrë Kosova. I vetmi kryeministër që shahet në kor nga të gjitha mediat kryesore dhe analistët është Albin Kurti. Pavarësisht cka bën ai, ata e mendojnë të kundërtën.

Kjo është mirë për një vend, është thelbi i demokracisë. Mediat nuk duhet ti vardisën pushtetit. Duhet ta kritikojnë atë. Natyisht, jo cdo veprim i qeverisë duhet të kritikohet, sic ndodhë këtu dhe bëhet shpeshherë me qëllime parapolitike dhe aspak dashamirëse. Por, të mos mbreterojë as vardisja.

- Advertisement -

Kjo situatë mund ta cojë përpara Kosovën dhe ti fusë në humnerë vendet tjera. Shumë lehtë mund të mbetemi edhe e vetmja demokraci në rajon pas disa vjetësh. Natyirsht, këtu është përjashtuar Greqia si shpikëse e vet demokracisë, pasi ajo asnjëherë ska qenë vend komunist.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit