8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ia arrestuan bashkëshortin, Angela Martini reagon për herë të parë

Rekomandime

Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, ra në prangat e policisë ditën e djeshme pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

Ndërsa media rumune Stirileprotv.ro, raporton se Savulescu ishte në shoqërinë e një krlmineIi shumë të rrzikshëm në momentin e arrestimit nga policia. Kjo rëndon pozitën e tij përpara drejtësisë, por avokatët po përpiqen që këto prova të mos merren parasysh nga gjykata.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë edhe Angela Martini. Kjo e fundit ka postuar në Instastory vetëm emojin e një fytyre që qesh. Përmes këtij emoji Angela siç duket do të tregojë se është e qetë dhe se situatën po përpiqet ta kalojë sa më pozitivisht.

Gjithashtu modelja ka shkruar në një postim tjetër: “Besa. Kontrollojeni në Google”. Nuk e dimë se kujt ja drejton mesazhin në këtë rast, por mund t’ju dedikohet njerëzve që e kanë tradhtuar në kto momente të vështira.

- Advertisement -

Nga ana tjetër ajo ka fshirë lokacionin nga të gjitha postimet e saj në Instagrm, sepse kjo ishte mënyra se si policia ra në gjurmët e Dragos. Një indicie për arrestimin e Dragos, ishte fotoja që Angela Martini publikoi nga pushimet e saj në Greqi.

- Advertisement -

Ajo postoi në rrjetet sociale një foto të tyre ku po drekonin së bashku me shoqërinë, ndërsa pak më vonë një mikeshë e tij ndau me ndjekësit imazh ku tregoi dhe vendodhjen ku po qëndronin, në një restorant lukosoz në Mills. Këto mund të qenë disa nga detajet që kanë shërbyer për zbulimin e vendqëndrimit të tij.

Kujtojmë se në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit