8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Identifikohet polici që e vrau qytetarin, mbrojtje e afërt e Haradinajt

Rekomandime

Një polic i Kosovës dyshohet se sot rreth orës 05:00 e ka qëlluar për vdekje një qytetar në Gjilan.

- Advertisement -

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se bëhet fjalë për policin Vllaznim Hamdiu, i cili punon ne Njësinë për Mbrojtje të Afërt dhe ka qenë mbrojtje e afërt e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt.

Personi i vrarë nga polici në Gjilan mësohet se është Lulzim Spahiu nga fshati Muqivërc i Kamenicës.

Policia ka konfirmuar se polici është arrestuar dhe po intervistohet, ndërkohë Inspektoriati Policor i Kosovës ka njoftuar se polici i cili e ka qëlluar për vdekje qytetarin ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

- Advertisement -

Polici është suspenduar nga puna menjëherë. Motivet e vrasjes nuk dihen ende. /Gazeta Sinjali/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit