Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se për në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 nëntor u kanë bërë ofertë për koalicion të gjitha partive që janë në këtë qytet.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se për koalicion i kanë kërkuar bashkëpunim edhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se ai vet ua ka dërguar ofertën.
“Unë kam hyrë i vetëm në këtë garë, koalicionin e kam bërë me qytetarët. Kemi në plan koalicionet, ju kam bërë ofertë të gjitha subjekteve politike përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje të cilëve ua kam dërguar personalisht në selinë e tyre ofertën për koalicion.
“Nga ata pres një përgjigje, deri tani nuk kemi bërë ndonjë koalicion zyrtar, jemi në bisedime, nga ana jonë disponimi dhe vullneti im është që të hyjmë në garë me LVV-në, pasi në Vushtrri kanë një strukturë me të rinj të cilët janë shumë të përgatitur”,ka thënë Idrizi