8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ikje masive e qytetarëve nga Kosova, 31 për qind e tyre thonë se do të largoheshin përgjithmonë

Rekomandime

Viteve të fundit ndonëse ende nuk ka të dhëna të sakta, qytetarët po vazhdojnë ta largohen nga Kosova, e kjo po ndodh për arsye të ndryshme.

Në një hulumtim të bërë së fundmi nga organizata Demokracia për Zhvillim D4D, 31.4 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se do ta lëshonin Kosovën përgjithmonë.

Si arsye të largimit të tyre 26.0 për qind e qytetarëve kanë thënë se do të largoheshin nga Kosova për faktin se mund të gjejnë punë më lehtë, të punojnë pavarësisht nga prapavija akademike që kanë dhe të paguhen arsyeshëm.

- Advertisement -

Po ashtu nga 15 vendet që janë dhënë si opsione në këtë hulumtim se ku do të emigronin qytetarët që do të largoheshin nga Kosova, në vendin e parë është Gjermania me 28.3 për qind të qytetarëve që kanë zgjedhur si vend për të emigruar, pastaj Zvicra me 26.3 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 10.2 për qind.

Të pyetur se sa janë gjasat për gjetjen e një vendi të punës jashtë vendit në krahasim me vendin tuaj, 56.5 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se gjasat janë shumë më të mëdha.

Por, pavarësisht kësaj 40.6 për qind e respodentëve që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim nga D4D, kanë deklaruar se nuk do ta lëshonin Kosovën.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit