0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Imami, Labinot Maliqi: Kushdo që flet një fjalë të keqe ndaj amerikanëve në Kosovë, e mohon dhe nënçmon një begati të Zotit

Rekomandime

Imami, Labinot Maliqi, i cili vite më parë ishte bërë shembull për luftën e tij ndaj islamit radikal, është shprehur falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për prezencën dhe ndihmën që i ka dhënë e i jep popullit të Kosovës.

- Advertisement -

I ftuar në emisionin “DIREKT” në ATV, Maliqi ka përmendur një hadith të cituar nga profeti Muahmmed s.a.w.s, ku thuhet se “Kush nuk i falënderon njerëzit, ai nuk e ka falënderuar Allahun.”, çka thotë të jetë shembull për shqiptarët që t’i jenë falënderues ShBA-ve.

“Profeti Muhammed s.a.w.s, ka thënë se ‘kush nuk i falënderon njerëzit për mirësitë që vijnë prej tyre, nuk e falënderon as Zotin’. Ne fetarisht por edhe kombëtarisht e njerëzisht e kemi obligim, jo se na e kërkon dikush, por duhet ta ndjejmë obligim me tërë qenien që të jemi mirënjohës ndaj ShBA-ve, për shkak se ata na e kanë sjellë lirinë dhe ata na e garantojnë paqen për çdo ditë që ata qëndrojnë në Kosovë dhe jo vetëm atëherë kur kanë ndërhyrë gjatë luftës,” – është shprehur imami.

Sipas tij, përderisa ShBA-të qëndrojnë në Kosovë, siguria e paqja janë të sigurta, gjersa shton se kushdo që tenton ta mohojë një gjë të tillë ka nënçmuar një begati të Zotit.

- Advertisement -

“Për çdo ditë që ata qëndrojnë në Kosovë, për ne është e garantuar siguria dhe paqja. Kushdo që flet një fjalë të keqe ndaj amerikanëve në Kosovë, e mohon dhe nënçmon një begati të Zotit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë begati e Zotit për Kosovën. Zoti i madhëruar i ka bërë shkak të gjitha këto mirësi që ky vend i yni kaq i vogël dhe ky popull i yni kaq i ndjeshëm në shumë aspekte, i ka bërë zoti sebep SHBA-të që të qëndrojnë në Kosovë dhe ne të kemi sot shtet, të kemi liri, të kemi pavarësi, të kemi të drejtë të praktikojmë besimin, të kemi të drejtë të përshëndetemi me njëri-tjetrin lirshëm e pa frikë nga askush. E si mos t’u jemi mirënjohës përderisa ata janë garantuesit më të mirë e më të mëdhenj të të gjitha këtyre mirësive që ne i gëzojmë,” – shtoi ai.

Maliqi e përmbylli prononcimin e tij duke e falënderuar Zotin që i bëri shkak ShBA-të që të na gjenden gjatë gjithë këtyre viteve gjersa tha se i lutet Zotit që asnjëherë të mos e privojë popullin e Kosovës nga mbështetja e tyre (ShBA-së).

- Advertisement -

Një ditë më parë, Maliqi kishte vizituar kampin ushtarak “Bondsteel”, për të përcjellë nga afër përgatitjet që po i kryenin ushtria e ShBA-ve për të mirëpritur mijëra refugjatë afganë./ATV/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit