1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Incidenti i djeshëm në Kuvend, çfarë thotë Policia

Rekomandime

Policia e Kosovës, ka dhënë informata lidhur me incidentin që ka ndodhur të martën në Kuvendit e Kosovës, ku deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshnica, ka thënë se është sulmuar fizikisht nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi.

Sipas njoftimit të policisë për këtë rast palët janë intervistuar dhe se me vendim të prokurorit , rasti ka shkuar në procedurë të rregull.

- Advertisement -

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Palët janë intervistuar nga policia. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pretendimet e deputetit të VV-së, për sulm fizik ndaj tij, janë mohuar nga Shala e Gashi nga LDK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit