5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Indianët në Shqipëri: Shqiptarët ‘zëvendësohen’ me të huajë në ndërtim

Rekomandime

Shqipëria vijon të mirëpresë punëtorë të huaj. Këtë herë shtetasit nga India po punojnë në industrinë e ndërtimit.

Pagë më e mirë sesa në vendin e tij. Kjo është arsyeja që Gursharan, ka kënë familjen e tij dhe po punon në ndërtim në Tiranë.

- Advertisement -

“Po mendoj të punoj këtu 2-3 vite, dua të kem më shumë mundësi punësimi në Shqipëri, të ardhurat janë të mira”, u shpreh Gursharan Singh.

25-vjeçari, ka ardhur para 6 muajsh në Shqipëri, së bashku me disa miq të tjerë të tij. Vetëm në Piramidën e Tiranës, kompania që po bën punimet ka në staf 35 të tillë.

Ky objekt vite më parë ka qënë si një muze i diktatorit Enver Hoxha. Sot, në të po punohet për t’u kthyer në qendrën më të madhe digjitale për të rinjtë.

- Advertisement -

Të kënaqur me kushtet e punës që ofrohen në Shqipëri, si dhe me jetën këtu, ata kërkojnë që të zgjatet leja e qëndrimit.

Nëse qeveria shqiptare na e jep lejen për të qënduar më shumë këtu në shqipëri, do të qëndoj. do të marr dhe familajrët e mi këtu, pasi shoh një të ardhme më të mirë këtu. 45 këtu ka shumë mundësi, po punohet me transportin, ndërtimin”, theksoi Pradeep Kumar, raporton Euronews Albania.

- Advertisement -

Teksa ka një rritje të numrit të të huajve që kërkojnë punësim në Shqipëri, të rinjtë në vendin tonë, kanë rritur kërkesat për tu larguar.

Të dhënat e “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian”, tregojnë se për vitin 2022, 13.043 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian.

Nga këto, 2349 janë kërkesa përpëritëse. Papunësia dhe pagat e ulta, janë dy prej aryseve kryesore që të rinjtë, largohen nga Shqipëria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit