11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Infermierja që shërbeu gjatë pandemisë në QKUK dhe nuk iu vazhdua kontrata: Më vjen keq nanë, lutjet tua nuk u pranuan!

Rekomandime

Mbi 300 infermierëve, të cilët ishin angazhuar në një kredia të Bankës Botërore për të shërbyer gjatë kohës së pandemisë COVID-19 në Kosovë nuk i janë vazhduar kontratat e punës, të cilat sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të vazhdohen për shkak se në këtë ministri nuk është alokuar buxhet për këtë qëllim.

- Advertisement -

Kjo ka nxitur reagimin e infermierëve që mbetën pa punë, të cilët edhe kanë protestuar, duke shprehur pakënaqësinë e tyre.

Mirjeta Gashi, është njëra ndër infermieret e cila ka shërbyer kryesisht në repartet e pacientëve me COVID-19, e cila përmes një postimi në Facebook, ka treguar se për shkak se iu dha mundësia të punësohej në Kosovë, kishte hequr dorë nga puna jashtë vendit.

“Vendosa t’i shërbej vendit tim, me dijen që unë e fitova këtu që t’u shërbej popullit tim në një kohë kur shumë nga ju u izoluat në shtëpi, e kishit frikë të dilnin edhe për blerje ushqimore, e unë në atë kohë me vullnet e përkushtim të madh, shkoja çdo ditë në punë”, ka shkruar ajo në Facebook.

- Advertisement -

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Ishte pikërisht data 21.10.2020, kur pasi kisha vendosur të largohem nga vendi im për punësim jashtë vendit më mbajti përsëri të lidhur këtu.

- Advertisement -

Vendosa t’i shërbej vendit tim, me dijen që unë e fitova këtu që t’u shërbej popullit tim në një kohë kur shumë nga ju u izoluat në shtëpi, e kishit frikë të dilnin edhe për blerje ushqimore, e unë në atë kohë me vullnet e përkushtim të madh, shkoja çdo ditë në punë.

Vendosa të rrezikoj veten dhe familjen time, për t’i dalur në ndihmë shumë prej atyre që i preku një armik i padukshëm. E për të mbrojtur prindërit e mi, gjyshërit dhe të tjerët sakrifikova. Unë ndjeva mall për ta, u bëra e huaj dhe komunikoja me ta vetëm në telefon, por s’ka gjë ishin kohë të vështira për të gjithë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit