2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Insiston që asociacioni të formohet, anaIisti i reagon ambasadorit amerikan në Serbi: Po bën lojë të madhe që e dëmton Kosovën

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin që marrëveshja e Asociacionit duhet të zbatohet, kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill të mërkurën.

- Advertisement -

Hill ka thënë se koncepti që të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen është pjesë e planit franko-gjerman.

“Ne me të vërtetë këmbëngulim që ujditë për të cilat është rënë dakord duhet të zbatohen, kështu që po flasim për marrëveshjen origjinale të Brukselit. Nuk po them se marrëveshja franko-gjermane është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. Ato sigurisht që janë të lidhura. Koncepti që marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen, është pjesë e marrëveshjes franko-gjermane”, tha Hill

Në lidhje me afatet për formimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane, Hill beson se afatet e përmendura në media janë të arsyeshme dhe reale dhe se Asociacioni mund të formohet deri në verë dhe propozimi franko-gjerman mund të zbatohet deri në fund të vitit.

- Advertisement -

“Unë mendoj se njerëzit duhet të punojnë çdo ditë për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se është realiste të propozohet që kjo të ndodhë këtë vit, prandaj mendoj se ky vit është domethënës, se propozimi është pozitiv dhe mund të zbatohet”, tha Hill.

Deklarata e ambasadorit Hill, vjen pas kushteve të kryeministrit Albin Kurti për formimin e Asociacionit dhe vendimit për ta pranuar planin franko gjerman.

- Advertisement -

Në anën tjetër, analistët politikë vazhdojnë të thonë se Kosova nuk duhet ta pranojë asociacionin.

Muhamed Kelmendi, analist politik në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se ka një lojë të madhe në mes të të dërguarit speciale të SHBA-së për dialog, Gabriel Escobar dhe ambasadorit serb, Christopher Hill.

Sipas tij, të dytë po bëjnë një politikë që Kosovën e dëmtuan në raport me shtetin neofashist serb.

“Asociacion të minoritetit serb në Kosovë kurrë nuk duhet të pranojë Republika e Kosovës. Qëndrimet e SHBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor, sidomos ndaj Kosovës dhe Serbisë, kanë pësuar luhatje me kundërthënie. Kundruall Serbisë kemi nga Uashingtoni qëndrim në zbutje dhe në raport me Kosovën një kthese që ka krijuar një vështirësi të madhe. Pa Uashingtonin kurrë do të kishte asociacion dhe as Gjykatë në Den Hage. Me Uashingtonin bëri UE-ja presion të madh mbi Kosovën dhe e detyruan në qëndrime. Tash kemi një lojë të madhe të z Eskobar dhe të Ambasadorit të USA-së në Beograd, z.Hill. Të dytë po bëjnë një politikë që Kosovën e dëmtuan në raport në shtetin neofashist serb. Qëndrimi herë me njohje e herë pa njohje reciproke të marrëveshjes përfundimtare ka krijuar dhe i ka dhënë forcë pushtetarëve në Beograd. Kështu doli Kosova në pozitën përgjegjëse pse nuk po ecet në dialog me Serbinë. Këtë e deklaruan në Beograd si z.Eskobar, ashtu dhe z.Hille. Madje e paraqiten marrëveshjen përfundimtare pa njohje reciproke në qendër”, deklaron Kelmendi.

Ai citon letrën e presidentit amerikan, gjersa shton se Escobar dhe Hill janë me qëndrime të kundërta.

“ Biden, në letrat që ia dërgoi Beogradit dhe Prishtinës qartë doli me qëndrimin se “marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë brenda këtij viti dhe me njohje reciproke në qendër”. Ky ishte qëndrimi zyrtar i SHBA-ve. Z.Eskobar dhe z.Hill, sikundër edhe i dërguari i Pentagonit për Ballkanin, dolën me qëndrime kundër Presidentit, z Biden, duke hequr njohjen recioroke. Natyrisht se këtej shtrohet pyetja: Ishin këto qëndrime të Presidentitit? Kush e ka përcjellë z.Biden nga koha e pozitës si senator, Zëvendëspresident dhe tash si President, kurrë nuk beson se ka ndryshime në qëndrime në Biden. Në Senatin e SHBA-ve, para një kohe, z.Eskobar në pyetje të senatorëve, u përgjigjë; (…) Njohja reciproke mbetet në qendër të marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë”. Ky ishte qëndrim i qartë. Këtë qëndrim ende nuk e ka theksuar Hill”, thekson Kelmendi.

Ai përmend veprimet që rrezikojnë paqen në Ballkan, gjersa shton se marrëveshja Kosovë- Serbi pa njohje reciproke nuk duhet pranuar.

“Pozitat e tilla luhatëse të dërguarve për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, duket se e forcuan neo shovenistin serbo madh Vuçiq. Kështu u organizuan bllokadat serbe në veri të Kosovës, ikën policët, administratorët dhe gjykatësit e prokurorët serbë nga puna në veri. Veprimet e tilla e rrezikuan paqen. Dhe, kjo bëri që UE dhe Uashingtoni të ndihen të rrezikuar për paqen në Ballkan nga veprimet e Rusisë nëpërmjet Serbisë. Në vizitat në Prishtinë dhe në Beograd të dërguarit e sqaruan pozitën dhe bllokimi u hoq nga rruga. UE dhe SHBA-të dolën qartë në anën e planit gjermano-francez dhe arritën të detyrojnë Beogradin që të pranon të njëjtin në bisedime. Më herët doli krimineli Vuçiq me qëndrimin: “Është më lehtë të bisedojmë me të deleguarit e Uashingtonit se me ata nga Gjermania, nga UE-a dhe nga Britania e Madhe”. Dhe me poshtë tha: “Serbia nuk do të pranon kurrë shtetin e Kosovës (…). Kosova është Kosovë dhe Metohi dhe i takon Serbisë (…). Marrëveshje të Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke nuk duhen pranuar”. Nuk ka paqe në Ballkan pa njohje”, deklaron Kelmendi.

Kosova nuk mund dhe nuk duhet të formojë asociacionin, sipas Kelmendit, pasi Kosova ka bërë maksimumin për minoritetet dhe nuk ka ku shkon më thellë.

“Çdo veprim tjetër, e ku Serbia e konsideron Kosovën territor të vetin, është gjë që nuk ka marrëveshje dhe kurrë nuk ka paqe. Uashingtoni ka qëndrim të qartë. Duket se këtë e kanë kuptuar të deleguarit. Mbetet të shihen qëndrimet përfundimtare mbi asociacionin dhe marrëveshjen përfundimtare me njohje reciproke. Për njohje ka qëndrim të qartë në Uashington. Ndërsa, për asociacion, kemi luhatje. U tha se nuk do të ketë pushtet ekzekutiv. Po jepen edhe garanci. Por, ajo që ka mbetur pa përgjigje është niveli horizontal a vertikal i asociacionit, momenti dhe koha e formimit, nëse duhet të formohet. Mbetet të shihet kjo. Kosova nuk mund dhe nuk duhet të formojë asociacion. Nëse UE dhe të deleguarit nga Uashingtoni e duan këtë, le të themelojnë këtë. Me rëndësi është qëndrimi se asociacion një nacional serb dhe në territore shqiptare kurrë nuk duhet të ketë. Kosova ka bërë maksimumin për minoritete. Nuk ka ku shkon më thellë”, përfundon Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit