Sot ka nisur intervistimi i dytë i Hashim Thaçit në Hagë. Ndërkohë, që edhe sot është parë flamuri i UÇK-së para gjykatës.
Gjatë ditës së djeshme, Thaçi është intervistuar nga prokurorë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë plot gjashtë orë.
Pas intervistimit, ai ka folur shkurt duke thënë se ka dëgjuar shkëmbime të teknikaliteteve të ndryshme midis avokatit dhe prokurorëve.
Kujtojmë faktin se Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor publikoi propozim-aktakuzën ndaj ish-drejtorit politik të UÇK-së Hashim Thaçi dhe ish-kreut të SHIK-ut, Kadri Veseli.
Propozim-aktakuza u bë publike pa një konfirmim paraprak nga gjyqtari i procedurës paraprake, praktikë që nuk ndodh në drejtësinë ndërkombëtare.
Por, u tha se Prokurori i Specializuar e gjykoi të domosdoshëm nxjerrjen e njoftimit publik për, siç thuhet, shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së dhomave të specializuara.