19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Isa Mustafa: Asociacioni obligim i Kosovës

Rekomandime

Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim i Kosovës, të cilit nuk mund t’i shmanget.

Ai thotë të mos ketë alternativa shumë, meqë Asociacioni parashihet me një marrëveshje që e ka ratifikuar Kuvendi.

- Advertisement -

“Vendit i mbeten dy zgjidhje: Ose duhet të mblidhet Kuvendi dhe ta abrogojë ose ta anulojë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së parë me mbi 80 vota, me dy të tretën e votave, dhe mandej ne nuk kemi obligime juridike që ta bëjmë atë, ose duhet të punohet që të implementimet ligji për marrëveshjen e parë”, thotë ai në KTV.

Mustafa gjithashtu është pyetur se a është penduar për ndonjë veprim politik gjatë gjithë kësaj kohe, derisa tha se po të kthehemi në të kaluarën, veprimet nuk janë gjithmonë ideale në politikë.

“Më zure pakëz ngushtë sepse kur kthehemi në perspektivë sepse kur kthehemi në të kaluarën në politikë verpimet nuk janë gjithmonë ideale. Asnjë veprim nuk bëhet më llogari qartaz se si do del më vonë”, tha Mustafa.

- Advertisement -

Tutje ai përmendi edhe marrëveshjen e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje për çka tha se nuk pendohet.

“Edhe për atë nuk pendohem sepse marrëveshja ishte ashtu, nëse VV del e para e merr kryeministrin, nëse LDK del e para e merr kryeministrin, i ka takuar. Mocioni i mosbesimit, mendoj se nuk kemi pasur zgjidhje tjetër. Tërheqja nga Qeveria ka qenë paralajmërim, sikur Kurti të mos e shkarkonte Veliun. Ka mundur të më telefonojë, ta sqarojmë gjendjen. Nuk mund të shkakrohet një ministër për një mendim që e ka shprehur”, tha Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit