12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Isa Mustafa: LDK është e bashkuar, jemi pro formimit të Qeverisë me AAK-Nisma

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se partia që drejton është e bashkuar, duke njoftuar në lidhje me qëndrimin e Këshillit të Përgjithshëm lidhur me formimin e Qeverisë në koalicion me AAK’në, Nisma Socialdemokrate, AKR’në dhe komunitetet nëse mandati i ofrohet kësaj partie për ta formuar Legjislaturën e tetë.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi në Facebook, Mustafa ka thënë se anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së janë përgjigjur pozitivisht ndaj kësaj kërkese, ku 108 prej tyre ishin për po, gjashtë janë shprehur kundër dhe 10 të tjerë nuk janë përgjigjur.

“Nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje Mustafa.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,

- Advertisement -

Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020.

Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar:

A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me respekt,
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit