1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Isa Mustafa në Gjilan: Nuk na duhen njerëz që vijnë me pagesë në Kosovë

Rekomandime

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafam ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës së fushatës së LDK’së në Gjilan.

- Advertisement -

Mustafa në fjalimin e tij ku kërkoi votën për kandidaten e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka folur për ish-ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në SHBa, Matthew Whitaker, i cili ditë më parë mori pjesë në një tubim të PDK’së në Gjilan.

Kreu i LDK’së ka thënë se nuk iu duhen njerëz që vinë nga jashtë me pagesa në Kosovë, ndërsa kanë probleme ligjore në shtetet e tyre.

“Neve nuk na duhen njerëz që përndiqen në vendet e tyre për evazion fiskal e mashtrim. Njerëzit e tillë nuk i nmdihmojnë Kosovën, ata e zhvatin Kosovën. Ne do ta luftojmë me ushtarë të këtij vendi, e jo me mercenarë që vinë në Kosovë për të marrë para”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

Ndryshe, mediat e huaja kishin raportuar se Whitaker, që qëndroi ditë më parë në Kosovë, është nën hetime të FBI nën dyshimet se ka qenë pjesë e një kompanie që ka mashtruar veteranët ushtarakë amerikanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit