5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Presidentja e PE-së mbështet heqjen e vizave për Kosovën

Rekomandime

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka deklaruar se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një bisedë për “N1 Zagreb”, ajo ka thënë se është “turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerat”.

- Advertisement -

“Është turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerat. Dëshiroj që institucionet dhe shtetet anëtare, sidomos ato vende që kanë qenë për kohë të gjatë në sallën e pritjes, të jenë aleatë”, deklaroi Metsola.

Ndër të tjera, ajo foli edhe për raportin e Serbisë me Rusinë, duke thënë se bisedat me Beogradin kanë qenë të qarta për sa i përket vënies së sanksioneve Moskës për luftën në Ukrainë.

“Secili vend që dëshiron të hyjë në BE duhet të afrohet në plotni me sanksionet që i kemi vënë regjimit më brutal”, tha ajo.

- Advertisement -

Metsola shtoi se “nuk do të ndalemi. Do të përgjigjemi proporcionalisht derisa Ukraina të fitojë”.

Duke folur për perspektivën e vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, ajo tha se “Ballkani do të fitojë një sinjal të fortë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit