1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Isa Mustafa si gjuetar i ‘shtrigave’!

Rekomandime

Isa Mustafa si gjuetar i ‘shtrigave’!

- Advertisement -

S’ka nivel më të ulët sesa me xhelozu dhe me pengu në punë e në jetë dikë që për nga mosha mundet me qenë fëmiu yt.

Plus një grua, një vajzë shqiptare, që prej se e falë Zoti e deri në vdekje mundohet me dëshmu veten se s’është veç ‘femër’.

Isa Mustafa është mashkull i keq.
Një kafe s’e kisha pi me të, me ditë që ilaç ‘deke’ kish me qenë ajo kafe.

- Advertisement -

Prej të gjithë liderëve të partive, veç Isa Mustafa e ka specialitet ‘gjuetinë e shtrigave’.

Kanti ka thënë: nuk ka në natyrë njeri më qesharak sesa plaku ‘i dashuruar’.

- Advertisement -

Veç një dashamir me pas Isa Mustafa i kish tregu se është joetike, është e shëmtuar ta fyesh e ta ofendosh një grua të cilën vet e ke përzënë nga partia veç pse s’ka pranuar të nënshtrohet.

Duhet me qenë xhentëlmen dhe i kujdesshëm me gratë, nëse s’mundesh si loçka Richard Gere, edhe xhentëlmen edhe officer, të sillesh butë e urtë me një grua (së paku bëja si burrat e ktyneherit që kanë thënë ‘burri ose të fal ose të vret’.

E jo gjithë ditën e lume që pusi rrin tuj u ‘hangër’ me gra e tuj ba intriga.

Merr mësim (kurrë s’është vonë m’u bë njeri i mirë) nga Profeti Muhamed që i ka obliguar të gjithë myslimanët të sillen mirë me gratë, se sipas Profetit ‘më i miri ndër ju është ai që sillet mirë me gra’,
dhe siç na ka mësuar Krishti, ta mëshirojë Maria Magdalenën për ‘mëkatet’ e saj.

Vjosa Osmani është luftëtare e madhe.
Luftëtaren nuk e mund duke e sharë, por duke e befasuar.
As me të mirë nuk e mund (stili i rryer rugovist). Sepse mirësia në LDK është Degë e veçantë e Aktrimit.
Aktrojnë butësi, por ta djegin cergën.

Nuk mundesh me pengu Vjosën.
Mundesh me ‘hutu’ me ndonjë taktikë (që nuk ke haber ti se je mësu me t’ardh të gjitha të gatshme, kurrë pa i dhënë zor).

Isa Mustafa e urren Vjosa Osmanin sepse ia çon mallin e vetvetes: ambicioze, hatërmbetëse, kokëfortë dhe hakmarrëse.

Nuk kthehet Vjosa, kupto!

Sikur të mos e kishte Kosova sot një Vjosë, një Albin, një Kujtim Shalë, një Jeta Xharrë, një Anton Qun’, Haxhi Avdyl, një Lumir, një Nait Hasan, një Flora Brovinë, një Ahmet Isuf…një Kimete (kuptohet 😂) dhe ca të tjerë, s’do të kishte pasur kuptim.

Ti zotni, me qenë i mençur do të largoheshe pa t’përzënë.
Të gjithë në parti ty të urrejnë, por askush nuk guxon me ta shpreh ndjenjën.

Se shqiptari, kështu është, më lehtë e shpreh dashninë me pushkë, sesa me fjalë.
Tutet shumë shqiptari, me qenë i butë.

(Xehrin e kisha pi, e ty s’tu kisha tutë).

P.S. Albini dhe Vjosa (e dyta anipse pak e shtirë, dhe më ka ‘ofendu’ pak), për mua janë shpresa e vetme e Kosovës sot.

Shko te gjygymi, ktheju dashnisë së vjetër, merri një palë tespih e lutu, se politika jote bye -bye.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit