3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ish-aktivisti i VV-së i plagosur në protestën e 10 shkurtit, ka disa fjalë për Albin Kurtin

Rekomandime

Sot janë bërë 13 vjet nga protesta e 10 shkurtit të vitit 2007, ku u vranë dy protestues dhe u plagosen shumë të tjerë, raporton Ekonomia Online.Naim Ramizi, njëri nga aktivistët e atëhershëm që kishte mbetur i plagosur nga plumbi gomë, i ka dhënë bluzën me të cilën protestoi atë ditë, kryeministrit Albin Kurti.Ai tha se këtë e ka bërë për t’ia përkujtuar Kurtit sakrificën e tij dhe të mijëra aktivistëve të VV-së që ia mundësuan të bëhet kryeministër.

- Advertisement -

“Është një maicë të cilën e kam pasur të veshur 13 vjet përpara në atë kohë si aktivist i VV të 10 shkurtit ku kam qenë i plagosur, maica është e shpuar me plumb gome në gjoks dhe është e gjakosur qysh ka qenë. E kam ruajtur qe 13 vjet dhe sot në mëngjes më shkoj mendja t’ia dhuroj kryeministër për t’i kujtuar rrugën nëpër të cilën ka ardhur deri në kryeministri, sakrificën që e kanë bërë qindra mijëra aktivistë qoftë të arrestuar apo të lënduar”, tha ai.

“Bashkangjitur më maicë ja thashë dy fjalë të cilat Moni dhe Arbeni na kanë porositur që mos me tradhtua edhe mos me u shit, të njëjtat fjalë ia thashë Kurtit, mos tradhto edhe mos u shit”, tha ai.Këto deklarata ish-aktivisti i VV-së i bëri gjatë homazheve te Pllaka Përkujtimore e Mon Balajt e Arben Xheladinit në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit