3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt zbulon skenarin ogurzi për formimin e Qeverisë

Rekomandime

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, ka thënë se po përflitet për një skenarë ogurzi për LDK-në.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Facebook, ka zabulluar se ky skenarë është të mos shkohet në zgjedhje, por që të formohet një qeveri në të cilën përshihet koalicioni LDK-PDK.

Ai ka thënë se ky skenar ogurzi do të godas LDK-në dhe do të çojë drejtë një shkatërrimit të paparashikueshëm.

Postimin i plotë:

- Advertisement -

Një skenarë ogurzi po sillet rrethë LDK-së. Skenari që mos të shkohet në zgjedhje por të formohet një qeveri me koalicion LDK-PDK ,do jetë skenari më ogurzi që do e godetë LDK-në pamëshirshëm, dhe do e çonë drejt një shkatrrimi me përmasa të paparashikueshme.

Kjo do të ndodhë për arsye se antarësia e LDK-së nuk e pranon edhe njëhere një koalicion të tillë. Shpresoj se deputetët e LDK-së në Parlamentin e Kosovës nuk do e pranojnë një gjë të tillë por do e kundërshtojnë fuqishëm një vetëvrasje .Pazareve kobzeza që po zhvillonë nëntoka nëpër lokale të mbyllura apo ambasada të caktuara duhet thënë STOP! Zgjedhjet janë i vetmi opsion që LDK do dali fitimtare, natyrisht me kandidatë dhe kandidate që antarsia e LDK-së i preferon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit